Report Tv sjell shembuj si do ndryshojë vlera e pronave me referencat e reja! Eksperti: Amortizimi me 1% zhbllokon shitjet e shtëpive të vjetra

Tirane - Të gjitha apartamentet që shiten sot në qytetin e Durrësit, qofshin në vijën e parë në bregdet apo në periferi kanë të njëjtin çmim reference rreth 660 euro metri katror. Po kështu edhe në Vlorë, përllogaritet në 620 euro apo në Orikum me 600 euro metri, ndryshe nga sa ndodh në Tiranë, që referencat ndryshojnë nga një zonë në tjetrën.

Por edhe për bregdetin, referenca pritet të ndryshojnë duke marrë në konsideratë afërsinë me bregdetin, dhe çmimet reale të tregut. Nga qeveria është paralajmëruar se është gati udhëzimi i ri që do të caktojë referencat e reja për metër katror të apartamenteve në vijën e parë të bregdetit, kryesisht.

“Është shumë e mirë si nismë. Edhe tek një pallat që është në buzë të detit apartamentet e tij nuk kanë të njëjtën vlerë, duke filluar, nga kati, pamje nga deti, pamje anësore etj. Pra edhe tek ai pallat ka diferencim në çmim, jo më nga zona në zonë. Referencat aktuale janë pak ose shumë abuzive. Pra një zonë shumë larg bregdetit tatohet njësoj si një pronë që është në vijën e parë”, pohon eksperti Ervin Demirxhiu.

Një qasje e tillë pritet të shtrenjtojë apartamentet në bregdet, kjo për shkak edhe të interesit të shtuar për të blerë prona në këto zona.

Po në këtë udhëzim do të përfshihet edhe amortizimi i pronës me 1% për çdo vit vjetërsie. E thënë më ndryshe, nëse në zonën e Ali Demit në Tiranë, çmimi referencë për metër katror i caktuar me vendim të 2023 arriti në 1000 euro do të jetë 24% më e ulët kur është ndërtim i vitit 2000 ose rreth 240 euro më pak. Ose për një banesë të ndërtuar në vitin 2014 do jetë 100 euro më i ulët çmimi i referencës.

“Kemi prona në bllok që shiten nën çmimin e referencës por që janë të detyruar ta deklarojnë sa çmimi i referencës, dhe të tatohen. Kjo nismë do të ndikojë pozitivisht pasi do të rrisë numrin e pronave të vjetra të shitura. Do i ndihmojë, sepse në fund kur klientët vijnë tek ne, ju bëjmë llogarinë sa shikojnë taksën stepen, nëse bëhet ky lehtësim besoj se do ndihmohen”, tha vlerësuesi i pasurive të paluajtshme.

Një vendim i tillë, zhbllokon edhe shitjen e banesave të vjetra siç janë në zonën e Ish-Bllokut në Tiranë, ku metri katror aty është përcaktuar me referencë 2200 euro, po që ndërtimet e vjetra është e pamundur të shiten me këtë vlerë.

Ulja me 1% për çdo vit vjetërsie, ndihmon qytetarët që duan të shesin një apartament të vjetër, që të mos përdorin referencën e përgjithshme, e për pasojë ato do të paguajnë më pak tatim, për diferencën midis shitjes dhe vlerës së fundit që ka pasur prona.

Shembull- Nëse një shtëpi 100 metër katror e ndërtuar në Don-Bosko në Tiranë në vitin 1990 është regjistruar në Kadastër me vlerë 40.000 euro, sot është e detyruar të shitet minimumi 110 mijë euro, pasi çmimi i referencës për këtë zonë përllogaritet në 1100 euro metri katror.

Por me vendimin e ri që pritet të zbardhet, për këtë banesë referenca do të jetë 34% më e ulët ose 374 euro më pak, pra metri do kushtojë 726 euro.

Në total kjo banesë do të kushtojë minimalisht 72,600 euro, dhe për diferencën midis vlerës së parë dhe shitjes (72,600-40,000= 32,600) pra do paguajë tatim 15% për diferencën prej 32.600 euro ose 4,890 euro tatim.

Qytetarët aktualisht edhe nëse e shesin pronën më lirë sesa është referenca, tatimi ju mbahet duke e llogaritur metrin katrorë sa është referenca në atë zonë.

Pra rasti i lartpërmendur, nëse shtëpia e ndërtuar në 1990, do të llogaritej me referencën e zonës që është 1100 euro çmimi i shitjes arrin 110 mijë euro, dhe për diferencën midis 110,000- 40,000=70,000 euro, do paguaj 15% për 70,000 euro ose 10,500 euro tatim.

Shqipëria është e përfshirë prej vitesh nga një valë e shtrenjtimit të apartamenteve, ku në kryeqytet 1 metër katror ka kapërcyer deri mbi 4000 euro në kullat në qendër.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat