TIRANË -  Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali deklaroi të mërkurën se në bashkëpunim me kompaninë Crown Agents është ngritur një grup pune që po bën një studim tërësor të efektit që kanë çmimet e referencës, jo vetëm në të ardhurat doganore, por edhe ndaj biznesit, për të patur një dokument tërësor dhe të plotë në lidhje me zbatimin e tyre.

Spiropali në forumin ekonomik me biznesin amerikan që operon në Shqipëri bëri të ditur se çmimet e referencës janë një shqetësim që është ngritur në çdo takim me biznesin, por tha ajo, çmimet e referencës, kjo lloj metode vlerësimi doganor parashikohet edhe nga Kodi i Ri doganor, ashtu siç parashikohet në çdo kod doganor. Është metoda e 6 e vlerësimit. Është në përputhje me kërkesat e gjithë organizatave të tregtisë në botë, nuk është i përjashtuar, si dhe në kuadër të angazhimit që Shqipëria ka në OBT, në aderimin e marrëveshjes së vlerësimit doganor të OBT-së. Këto rregulla janë identike edhe në BE”, tha Spiropali.

Përsa i përket aplikimit që ju bëhet çmimeve të referencës, apo të dhënave të disponueshme në praktikë, Spiropali theksoi se është ngritur grupi për standardizimin e këtyre praktikave dhe reduktimin e tyre vetëm në rastet e domosdoshme në rastet për të mos dëmtuar biznesin. “Nëse do t’i hiqnim ato do të kishte probleme që nuk do të jenë të paverifikueshme.

Spiropali informoi se përdorimi ikësaj metode vlerësimi ka ardhur në rënie. “Ne e kemi prioritet çuarjen drejt zerimit. Ka vende me risk të lartë për të cilat është i pamundur zerimi apo zvogëlimi”, deklaroi Spiropali.

Spiropali: Lehtësojmë pengesat procedurale 
Drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali gjatë takimit me Dhomën Amerikane të Tregtisë është fokusuar te lehtësira e procedurave që sipërmarrësit do përfitojnë nëpër dogana dhe kudo kryejnë procedura pune në sajë të Kodit të ri Doganor.

“Sipërmarrja është vënë në një lloj piedestali edhe nga qeveria.  Duam që burokracitë dhe pengesat në administratë të lehtësohen sa më shumë. Administrata doganore ka kaluar kodin e ri doganor që përafron legjislacionin tonë me vendet e BE”- u shpreh Spiropali, teksa theksoj se kodi i ri synon të thjeshtojë procedurat nëpër dogana si dhe të lehtësojë disa procedura burokratike të administratës.

“Kontakti me doganën bëhet në mënyrë elektronike duke shmangur kontaktin e bizneseve me doganierët”, tha Spiropali shuke shtuar se në këtë formë luftohet korrupsioni.
Gjatë fjalës së saj Spiropali, shpjegoi edhe përzgjedhjen për kontrollet në dogana, ku sipas saj në sistemin elektronik ndahen në kanale të ndryshme.

“Kanali i verdhë për kontroll normal, Kanali kuq, ku përzgjidhen vetëm 10 .9% e deklaratave që vijnë përzgjidhen për t’u kontrolluar fizikisht në doganë.”- u shpreh Spiropali teksa bëri me dije se në 26 janar do të bëhet edhe prezantimi i kanalit jeshil të përzgjedhjes në sistemin elektronik.

Duke qëndruar te kontrollet në dogana, Spiropali bëri me dije se është vënë në punë në portin e Durrësit skaneri i cili prej viti 2012 ishte jashtë funksioni.
 
Spiropali: Rimbursimet, kemi propozuar ndryshime për akcizën
Gjatë fjalës së saj në takimin me  Dhomën Amerikane të Tregtisë, Drejtoresha e Përgjithshme të Doganave,  Spiropali është ndalur edhe te rimbursimet duke pasqyruar edhe shifra për shumat e përfituara nga fushat e ndryshme të bizneseve.

“Nuk ka asnjë të rimbursim të prapambetur, kemi propozuar ndryshime për akcizën. Nëse miratohen këto ndryshime do të bëjnë transparente dhënien e rimbursimit për bio-karburante.”- tha Spiropali.

Spiropali: Çmimi i referencës, po shkojmë drejt zerimit
Më tej Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, theksoi se qëllimi i qeverisë është zerimi i çmimit të referencës.  Por duke qenë se kjo është e pamundur të realizohet menjëherë shpjegon Spiropali çmimi i referencës ka ardhur duke u ulur. Gjithashtu ajo shtoi se edhe Ministria e Financave është duke punuar për zgjedhjen e këtij problemi.

“Nëse do hiqnim sot çmimin e referencës, do kishim probleme. Çmimi i referencave ka ardhur duke u ulur. Po vijon puna edhe në Ministrinë e Financave.”- tha Spiropali.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)