TIRANE- Nga dita e djeshme ka hyrë në fuqi Udhëzimi i Këshillit të Ministrave lidhur me përcaktimin zyrtar të vlerave të banesave në treg të lirë në të gjitha qytetet dhe në kryeqytetin, Tiranë. Po kështu, ky akt nënligjor përcakton edhe masën e vlerës që njihet nga shteti për koston e ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave për çdo Bashki e disa komuna. Sipas Udhëzimit, sa i përket vlerës së tregut për shitje–blerjet e banesave për vitin 2014, çmimi më i lartë për sipërfaqe ndërtimi llogaritet në Tiranë me 89,125 lekë/m2, e ndjekur nga Durrësi me 70,093 lekë/m2, Vlora me 61,655 lekë/m2 dhe Shkodra me 57,500 lekë/m2.