Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar të turistëve italianë, të cilët vlerësojnë sigurinë, plazhet e bukura dhe çmimet e lira.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale rrëfimin e njërit prej tyre, i cili ka zgjedhur plazhin e Dhërmiut për të pushuar.
“Ne italianët me pushime në Shqipëri, më mirë se në Itali”, shkruan Rama, krahas videos.
Turisti italian shprehet se ndodhet në Dhërmi prej 3 ditësh, ndërsa vlerëson vendin dhe njerëzit.
“Është për mrekulli, njerëzit janë të shoqërueshëm. Italianët trajtohen shumë mirë, thuajse të gjithë flasin italisht dhe kursen para. Dje hëngra jashtë në Dhërmi në një restorant shumë të bukur pranë detit. 9 persona hëngrëm peshk dhe krudo paguam 300 euro, duke pirë edhe dy shishe spumante”, u shpreh ai.
Po ashtu, turisti italian vlerëson veçanërisht sigurinë.
“Njerëzit janë shumë të sjellshëm. Mund të ecësh qetësisht me orën 30 mijë euro në dorë, me 3 milionë lekë dhe askush s’të thotë gjë. Makinën e lë hapur. Na respektojnë, na duan, na çmojnë”,u shpreh ai.
“Vendi është i mahnitshëm, deti fantastik që të bën mos ta kesh zili fare detin e Sardenjës. Ka plot vende për jetë nate, plot lokale e vende të bukura dhe mund të qarkullosh i sigurt si të ishe në Itali, madje edhe më mirë se në Itali”, shprehet ai.
M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
16.8%
-
Jo
75.9%
-
Jam i/e dyzuar
7.3%
Vota total: 740
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, Rama: Respekt për profesionistë që mbrojnë jetën me jetë
15 Mars, 13:46
-
Sezoni veror 2026, Gonxhja: Sot afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit
15 Mars, 13:11
-
Arbër Hitaj: A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
15 Mars, 12:45
-
Porto Romano/ Rama: Gati me një plan tjetër të shpejtë dhe agresiv, kemi gati buxhetin e nevojshëm
15 Mars, 11:23
-
Rama: Ndërhyrje shtetërore për të stabilizuar çmimin e naftës! Balluku? Çështje e mbyllur, integrimi nuk preket, të tjerat ‘dokrra hini’
15 Mars, 11:09
-
PS nuk lejoi arrestimin e Ballukut/ Rama: Çështje e mbyllur, prokurori e gjykatësi s’mund të bëjnë çfarë të duan kur trokasin në Kuvend
15 Mars, 09:59
-
Vendimi për TikTok, Rama: Gjyqtarët duhet të përballen me kritika konstruktive, të trajtuarit si 'lule mos më prek' s’ndihmon në përmirësimin e drejtësisë
15 Mars, 09:28
-
Takim me operatorët turistik Vlorë, Ina Zhupa: Bashkia është kthyer në pengesë për turizmin detar
14 Mars, 18:03
-
Vlorë/ Takimi me operatorët turistik, Zhupa: Bashkia është kthyer në pengesë për turizmin detar
14 Mars, 17:54
-
Kosova u njeh kartat e identitetit serbëve në Veri, Rama: Tani BE t’i heqë masat ndëshkuese
14 Mars, 17:14
-
Rama dhe Begaj urojnë shqiptarët për Ditën e Verës! Berisha politikë nga Elbasani: S’ka BE pas mbrojtjes që i bënë Ballukut
14 Mars, 13:12
-
Zonjat e Elbasanit përgatisin ballokumen, zbulojnë sekretet e ëmbëlsirës tradicionale! Urimi i Ditës së Verës: Ardhtë me shëndet e begati!
14 Mars, 08:22
Ata me zinxhir te trashe, me te vertete prej floriri ne qafe,me ora 30 mije euro ne dore e 3 milion leke ne xhep nuk entuziazmohen qe shpenzuan vetem 300 euro ne restorant per 9 veta,apo qe /kursejne para/,per arsyen e thjeshte se nuk i kane problem as shpenzimet dhe as /kursime/ te tilla te vogla,nuk bejne as nje /dent/ ne portofolin e tyre.Gjithashtu vetem ndonje sheik nafte mund te lere te pakycur ndonje makine super te shtrenje,po keta /zengjine/ cfare lloj makine kane lene hapur?!
PërgjigjuMe zinxhirë floriri një gisht , mbas spumantes dhe një thithjeje… Ekstremizmi është gjithmon I pa besueshem
PërgjigjuPRIT SA TË HAPËSH ND8NJË BIZNES TRAGETESH SE PASTAJ TË VËN TRITOLIN NË VLORË E SARANDË.... SI AI PALO BIZNESMENI NË SARANDË QË VAJTI PËR TI BËR GROPËN TJETRIT POR I ERDHI MESAZHI" WELLCOM TU "HELL"AS "....
PërgjigjuMorali qendron qe greku eshte gjithmone i pabese or teeeejjjjj
Ca po na ca menderen
PërgjigjuMir ose SHUM MIR ajo publicitaja per dhermiun dhe per italjot se si trajtohen që e meritojme por ate te ores dhe te makines te lene hapur mud ti evitoje ose ti censuroje....
PërgjigjuHahaha ,Prit se nuk i ke mbaruar akoma pushimet. Mos u ngut se ka kohe.
Përgjigju