Çmimi Balkanika, fituese
Shkrimtarja Zdravka Eftimova

Çmimi Balkanika, fituese<br />Shkrimtarja Zdravka Eftimova
TIRANË - Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Balkanika” u zhvillua në Muzeun Kombëtar me pjesëmarrjen e shkrimtarëve të rajonit që konkurruan në këtë garë: Ylljet Alickaj nga Shqipëria, Zdravka Evtimova nga Bullgaria, Dimitrios Stefanakis nga Greqia, Mitko Madzunkov nga Maqedonia, Mirela Roznoveanou nga Rumania, Dragan Velikiç nga Serbia dhe Hakan Gunday nga Turqia.
 
 
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u çel nga ministrja Mirela Kumbaro, e cila theksoi angazhimin e Ministrisë së Kulturës në nxitjen e përkthimit te autorëve më të mirë te rajonit.

Irena Toçi presidente e shtëpisë botuese Toena, që përfaqëson Shqipërinë në Fondacionin Balkanika, falënderoi themeluesin e fondacionit Nikolaji Stojanov për përfshirjen e Shqipërisë në këtë garë.
 
 
Kryetari i jurisë, amerikani Andrew Wachter, shpalli fituesen e Balkanikas Zdravka Eftimoven, duke shprehur më pare lëvdatat për pjesëmarrësit dhe për shkrimtarin shqiptar Ylljet Aliçkaj, i cili renditej ne votimin e juris per romanin “Valsi i Lumturise” renditej pas shkrimtares që fitoi Balkanika 2013, Zdravka Evtimova.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot