Nafta 248 lekë/litër, Konfindustria: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi! Të ngrihet me urgjencë Enti Rregullator i Karburanteve

Nafta 248 lekë/litër, Konfindustria: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi! Të ngrihet me urgjencë Enti Rregullator i Karburanteve

Konfindustria

Teksa çmimi i naftës ka pësuar rritje, Konfindustria i ka bërë thirrje Kuvendit që të ndërpresë pushimet verore dhe të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme me qëllim ngritjen e Entit Rregullator të Karburanteve dhe zhbërjen e Bordit të Transparencës pasi sipas tyre bie në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Bordi i Transparencës përcakton çmimet e karburanteve që prej krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

"Konfindustria rikërkon nga deputetët e të gjitha partive pa dallim, që në sesionin e jashtëzakonshëm të Kuvendit, të marrin nismën ligjore për themelimin e ERRK, si agjenci e përhershme, profesionale, në varësi të Kuvendit dhe sipas modeleve të suksesshme të rajonit. Bordi i Transparencës  është ndërtuar dhe funksionon në kushtet e konfliktit të pastër dhe flagrant me interesin publik. Gjysma e antarëve të tij, që furnizojnë me të dhëna dhe janë pjesë e vendimmarrjes, përfaqësojnë pikërisht kompanitë, që duhet të jenë subjekt i vëzhgimit për spekullime në treg", thuhet në reagim.

Në reagim, Konfindustria thotë se duhet të shkrihet Bordi i Transparencës pasi vendimet e saj janë taksë speciale shtesë për bizneset e qytetarët dhe favorizojnë kontrabandën e karburanteve. Ndër të tjera pretendon se Bordi po rrit artificialisht të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe po prodhon falimentime masive, papunësi e emigracion. 

Sipas Konfindustrisë, e cila jo për herë të parë kërkon zhbërjen e Bordit, nafta në Shqipëri është afërsisht 33% dhe 25% më shtrenjtë se në Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut. 

"Konfindustria kërkon ndërprerjen e pushimeve të verës dhe mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Shqipërisë me qëllim ngritjen e Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK dhe si rrjedhim zhbërjen e Bordit të Transparencës. Kërkesa vjen pas vendimeve të njëpasnjëshme dhe të vazhdueshme të BT në kundërshtim me interesin publik, që prodhon pasoja mjaft të rënda në afatgjatë të krizës ekonomike, falimentime masive, papunësi, emigracion dhe deri me rrezikun e cënimit të qëndrueshmërisë shoqërore dhe kushtetuese të shtetit.

Konfindustria vlerëson, se nisma në fjalë do të tregojë pikërisht integritetin e partive dhe deputetëve, që mbrojnë interesin publik, janë të pakapur nga karteli i karburanteve dhe interesat afatshkurtëra politike.

Vendimet e BT në thelb janë “taksë speciale shtesë” për bizneset dhe qytetarët, që rrit artificialisht të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe favorizon qartësisht kontrabandën masive të karburanteve.

Vendimi i fundit i BT i datës 27/8/2022 ka thelluar më tej ndryshimin në çmimin e naftës, që bizneset dhe qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë krahësimisht shteteve të Rajonit. Sot nafta/diezel në Shqipëri është përkatësisht afërsisht 33% dhe 25% më e shtrenjtë sesa në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, që furnizohen në të njejtat tregje ndërkombëtare. Bizneset dhe qytetarët shqiptarë paguajnë 0.5-0.6 euro/litër më shtrenjtë naftën sesa shtetet e sipërpërmendura. Shqipëria, përpara rritjes së fundit të çmimeve, ishte vendi i 11 në renditjen botërore për shtrenjtësinë krahësimore të karburantit, thuhet në reagim.

Pavarësisht kërkesës së Konfidustrisë dhe opozitës për shkrirjen e Bordit, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku deklaroi disa ditë më parë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi Bordi nuk ndikon në rritjen apo uljen e çmimeve të hidrokarbureve. Ajo theksoi se Bordi i pasqyron çmimet duke iu referuar bursës, konkretisht agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts”.

Në vendimin e fundit Bordi i Transparencës rriti me 9 lekë çmimin e naftësku nga dje pasdite tregtohet me 248 lekë për litër, ndërsa benzina u ul me 4 lekë dhe shkoi në 201 lekë për litër. Çmimi i gazit u rrit me 1 lekë, duke u shitur 79 lekë. Edhe më parë, Konfindustria ka kërkuar që të shkrihet Bordi i Transparencës, pasi sipas tyre po vepron në dëm të interesit publik. 

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 29/08/2022 12:45

    Njerzit nuk kuptojn eshte ballancim cmimi , dhe per mendimin tim 250 lek cmimi fiks , se u lodh mileti 227 jo po 235 jo po 241 . Ka lezet 250 lek per liter

    Përgjigju
  • Arbëri: 29/08/2022 10:56

    Edvin shkjau shqipfolës e vjedh popullin e vet për ta ndihmuar Putinin…

    Përgjigju
  • Emr: 29/08/2022 09:22

    Me ne fund pak era shtet!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja