Nga 1 shkurti ulet me 1 lek çmimi i energjisë elektrike për konsumin deri 700 kWh në muaj! Nuk ndryshon mbi këtë fashë

TIRANË - Enti Rregullator i Energjisë miratoi sot (8 janar 2025) çmimet e reja të energjisë për konsumatorët familjarë të cilët do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 dhjetor 2025.

Për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 kw/h, çmimi do të jetë 8,5 lekë për kilovat për orë pra 1 lekë më pak. Ndërsa për ato familje që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do të jetë 9,5 lekë për kilovat.

Ndërkohë sa i takon konsumatorëve që janë mbi këtë fashë pra kush konsumon 701 KWh do të duhet të paguajë të gjithë sasinë e energjisë nga KWh 1 në KWh 701 me çmim 9.5 lekë KWh.

Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku tha se konsumimi mujor i abonentëve nga 0  -  700 kWh është 1070 000 ose 95% e kontratave. Pra praktikisht mbi 1 milionë përfitojnë ulje të çmimit.

Gjatë diskutimeve u nënvizua se fasha 700 KWh përfshin të paktën 80 për qind të konsumatorëve familjarë të lidhur në tension 0.4 kv duke vlerësuar se ndikimi i uljes së çmimit prek një masë të madhe të familjeje.

Nga pikëpamja e efiçencës së energjisë është në nivel të lartë, s'kemi me humbje drastike. Niveli i arkëtimeve pritet të shkojë në 95% dhe janë ulur humbja. Ndaj kemi mundësi të ulim çmimet për familjet. 80% e konsumatorëve në vend shpenzojnë deri në 700 kWh. Kjo ulje e çmimit ndikon edhe në përdorimin më me efiçencë të energjisë elektrike, tha Drejtori i Tarifave në ERE Romir Pajenga

Ulja e çmimit të energjisë elektrike është premtuar nga kryeministri Edi Rama gjatë vitit 2024 gjatë takimeve me pensionistët. Aktualisht familjet paguajnë energjinë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH ose 11.4 lekë me TVSH.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ad nes: 08/01/2025 16:22

    Une familjar jam po vetem 2 muaj ne vit jam brenda fashe 700kw. Si e kane nxjere 95% jeta mashtrues ???

    Përgjigju
  • qori pa syze: 08/01/2025 15:17

    para 2 viteve u be lufte e madhe te ritej cmimi se ishte situate krize- u moren me qira dy anije prodhuese dhe nuk u vune ne pune asnje dite. sot po na i ulin cmimin 1 lek- kam frike se mbas zgjedhjeve do na i rrisin dhe me shume se cna e ulen cmimin. meqe mu kujtua- po me Skavicen cfare u be? apo ashtu qe nje muhabet.

    Përgjigju
  • Era: 08/01/2025 11:37

    Ne fshat te bej investime akoma jan telat dhe kabinat nga 50 vjet cilesia e energjise 150 volt dhe cdo dite ka shkeputje energjie nese enegjia,nuk esht 220 volt i bie qe ta paguajme 2 fish

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur