Padova/ Telefonata e fqinjit tradhton bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar gjatë grabitjes me kapuçë dhe kaçavida!

Padova/ Telefonata e fqinjit tradhton bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar gjatë grabitjes me kapuçë dhe kaçavida!

Karabinierët italianë dupe pozuar pas aksionit me sendet e sekuestruara shqiptarëve

Padova- "Në tarracën e fqinjit tim është një burrë me kapuç, ai po përpiqet të fusë me forcë një dritare!".

Kjo telefonatë në sallën operative të policisë italiane në Padova parandaloi një grup ‘skifterësh’ shqiptarë që të kryenin grabitjen e tyre të radhës natën e 6 Janarit (e hënë), e ndodhur në Arcella, teksa të 3 të dyshuarit u arrestuan.

Objektivi ishte një apartament në katin e parë të një ndërtese në “Via Bernardi”, lagjen Santissima Trinità. Ndërsa një nga anëtarët e bandës mbeti në rrugë për të vepruar si vëzhgues, i dyti u ngjit në tarracë dhe hapi një dritare. Megjithatë, pavarësisht errësirës, operacioni është vënë re nga një banor i godinës përballë, i cili ka telefonuar në numrin 113.

Ai që vëzhgonte duket se ka bërë përpjekje të telefononte bashkëpunëtorët, të cilët tentuan arratinë. Një ndjekje e shkurtër në këmbë ka bërë të mundur ndalimin e dy shqiptarëve, teksa i treti ishte kapur më herët.

Atyre iu gjetën kaçavidat e përdorura, 250 euro cash dhe stoli të ndryshme floriri, me vlerë disa mijëra euro, të marra nga banesa nga e cila po iknin, informon media italiane.

Të ndaluarit janë 21, 22 dhe 28 vjeç. I pari kishte një precedent të mëparshëm penal për vjedhje, ndërsa dy të tjerët nuk kishin, teksa ishin rezidentë të rregullt në Itali.
Gjatë kontrolleve të kryera u gjetën rreth dhjetë orë dhe disa objekteve me bizhuteri, po të vjedhura, teksa po hetohet edhe për raste të tjera.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri 2025/ Investohet në 'Arena Egnatia', shtohen tribunat dhe sistemi i ndriçimit! Dervishaj: Vjen UEFA për inspektim

Shqipëri 2025/ Investohet në 'Arena Egnatia', shtohen tribunat dhe sistemi i ndriçimit! Dervishaj: Vjen UEFA për inspektim