Çmimi për 'Gra të guximshme' nga DASH, mes tyre dhe një gazetare nga Mali i Zi

Çmimi për 'Gra të guximshme' nga DASH, mes tyre dhe një gazetare nga Mali i Zi

Pak më parë, në Departamentin amerikan të Shtetit u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimit Ndërkombëtar për Gra të Guximshme. Këtë vit u nderuan me këtë çmim prestigjioz 10 gra nga vende të ndryshme të botës. Ceremoninë e drejtoi Sekretari amerikan i Shtetit i Shtetit Mike Pompeo, ndërsa Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara Melania Trump mbajti një fjalim, ku vlerësoi rolin që kanë gratë në shoqëri. Kolegia Laura Konda përgatiti një kronikë me këtë temë:

Çmimi për gra të guximshme, i cili filloi të jepet nga Deparatmenti amerikan i Shtetit për herë të parë 13 vjet më parë, nderon gra nga vende të ndryshme të botës, të cilat kanë treguar guxim dhe kanë patur rol të veçantë udhëheqës në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore dhe përparimin shoqëror.

Në ceremoninë e përvitshme, që këtë herë e drejtoi Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, ishte e ftuar nderi Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara Melania Trump, e cila mbajti një fjalim, ku fillimisht vlerësoi arritjet e grave të Shtetet e Bashkuara. Ajo tha se Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka sot numrin më të madh të grave ligjvënëse në historinë e amerikane. Zonja Trump tha se gratë kanë një ndikim të fuqishëm tek ngjarjet që ndodhin në botë:

Melania Trump – Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara

“…Kurajo e grave në historinë tonë vazhdon të na frymësojë. Është privilegj për mua të nderoj gra që kanë arritur suksese të shquara. Gratë që po nderojmë sot janë simbol i kurajos”- tha zonja Trump.

Në mesin e grave të nderuara këtë vit, është gazetarja nga Mali i Zi Olivera Lakic, e cila u vlerësua për arritjet e saj një gazetare investigative. Zonja Lakic është vënë në kërkim të zbulimit të rasteve të krimit dhe korrupsionit në vendin e saj, shpesh duke vënë në rrezik jetën. Pasi shkroi disa artikuj investigativë për kontrabandën e duhanit në Mal të Zi, ajo mori disa kërcënime anonime që ta ndalonte punën e nisur; më pas atë e sulmuan fizikisht, duke e qëlluar me armë por kjo nuk e frikësoi Olivera Lakicin. Ajo është sot një gazetare e respektuar, një simbol për reformën e medias dhe sigurinë e gazetarëve në Mal të Zi.

Mes grave të tjera të nderuara me çmimit prestigjioz Gra të Guximshme, janë: Razia Sultana nga Bangladeshi; Naw K’nyaw Paw nga Birmania Moumina Houssein Darar nga Xhibuti, Mama Maggie nga Egjipti, Kolonele Khalida Khalaf Hanna al-Twal nga Jordania, misionares Orla Treacy nga Irlanda, Flor de Maria Vega Zapata nga Peruja,Marini de Livera nga Sri Lanka dhe Anna Aloys Henga nga Tanzania. Secila prej tyre kanë histori impresionuese në përpjekjet e tyre të guximshme për vendosjen e demokracisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin