Çmontohet banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri me 3 bosë shqiptarë nga Durrësi! 20 'arrest me burg' nga GJKKO, 15 në pranga! Sekuestrohen 5 mln euro

Banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri që u shkatërrua nga megaoperacioni i autoriteteve italiane në bashkëpunim me ato shqiptare drejtohej nga 3 shqiptarë nga Durrësi, Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago dhe Emirjan Beu. Ata drejtonin dhe organizonin trafikun ndërkombëtar të drogës.

Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge, megaoperacioni i zhvilluar në koordinim me EUROJUST solli 43 urdhër-arreste në të dyja vendet. Veprimtaria kriminale e këtij grupi kriminal ishte e përqendruar kryesisht në Durrës sa i përket Shqipërisë.  

Altin Dumani kreu i SPAK bëri me dije se në Shqipëri janë dhënë 20 masa ‘arrest në burg’ nga të cilat janë ekzekutuar 15, dhe 1 person në ‘arrest shtëpie’. 43 janë masat masa paraprake që janë ekzekutuar sot në mëngjës në Itali dhe Shqipëri, të lëshuara në të njëjtën kohë nga Autoritetet Gjyqësore Italiane dhe Shqiptare, si rezultat i hetimeve të policisë gjyqësore të kryera në kuadër të Grupit të Përbashkët Hetimor (SIC) mes Prokurorisë Publike të Bergamos dhe SPAK në Tiranë, për të shkatërruar grupin e trafikun e gjerë të kokainës, heroinës, marihuanës dhe hashashit në Evropë.

Po zhvillohen veprimet për sekuestrimin e 5 milionëve eurove, ndërkohë që më parë janë bllokuar më shumë se 1 milionë euro pasuri. Ky është epilogu i një hetimi të zhvilluar bashkërisht nga Prokuroria Publike e Bergamos dhe SPAK në Shqipëri, i cili ka çuar tashmë, në të njëjtin aktivitet hetimor, në arrestimin në flagrancë të 62 personave.

21 ‘urdhër arrestet’ në Shqipëri

  1. Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga (Nga Durrësi) 
  2. Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago (Nga Durrësi)
  3. Emirjan Beu (Nga Durrësi)
  4. Dorian Beu (Nga Durrësi)
  5. Syrjan Tola (Nga Durrësi)
  6. Igli Lala alias Oltion Lala (Nga Durrësi)
  7. Ramazan Grada (Nga Durrësi)
  8. Florid Vukaj (Nga Malësia e Madhe)
  9. Gjergj Zefi  (Nga Durrësi)
  10. Renato Zefi (Nga Durrësi)
  11. Rexhep Dallupi (Nga Peqini)
  12. Alfred Luli (Nga Tirana)
  13. Gjergji Luli (Nga Tirana)
  14. Saimir prenga Nga Tirana)
  15. Lorik Prengaj alias Fabio Prenga (Nga Tirana)
  16. Françesko Çeçi alias Francesko Ceci (Nga Durrësi)
  17. Ilir Duro (Nga Tirana)
  18. Lulzim Selimi (Nga Durrësi)
  19. Dhimitër Nina (Nga Durrësi)
  20. Eledjo Dedej (Nga Durrësi)
  21. Enkeleda Bakalli, vetmja në 'arrest shtëpie' (Nga Durrësi)

Shifrat e operacionit
Janë ekzekutuar në total që prej fillimit të hetimeve në total 119 masa të parandalimit personal, duke përfshirë arrestimet në flagrancë, arrestimet me vonesë dhe urdhrat e paraburgimit (që vijojnë të kryehn në Shqipëri);

Sekuestrimi i mbi 120 kilogramë kokainë të importuar nga Holanda dhe mbi 15 kilogramë heroinë shumë të pastër, të rafinuar për t'u shpërndarë më pas tek klientët, në dy laboratorë - objekt sekuestroje - të vendosura në provincat e Kremones dhe Milanos;

Sekuestrimi i më shumë se 129 kilogramëve marihuanë dhe 92 kilogramë hashash. Me referencë specifike për marijuanën, farat përkatëse u importuan në Itali për kultivim në terren në dy serra (gjithashtu të sekuestruara) të krijuara brenda po aq fermave të vendosura përkatësisht në provincat Mantua dhe Modena;

Sekuestrimi parandalues ​​i aseteve dhe burimeve financiare në shumën totale prej 5,068,340,00 euro.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:27
Operacioni anti-drogë, Ministri i Brendshëm: Në 2 vitet e fundit policitë tona janë përfshirë 52 skuadra hetimi

1668803851_ewrewew.jpg

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me çmontimin e bandës italo-shqiptare të trafikut të drogës që u godit nga autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK.

‘Finalizimi i operacionit për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve që çoi në arrestimin dhe procedimin e dhjetëra personave brenda e jashtë vendit, është një tjetër sukses i punës së Skuadrave të Përbashkëta Hetimore Shqipëri-Itali. Një punë e kryer mirë e me profesionalizëm të lartë në çdo hallkë. Vetëm në dy vitet e fundit policitë tona janë përfshirë në 52 Skuadra të Përbashkëta Hetimore, një numër rekord po ta krahasojmë me vendet e tjera europiane. Kjo dëshmon besimin e lartë që ka sot Policia e Shtetit në sytë e partnerëve ndërkombëtarë dhe vendosmërinë tonë për të goditur krimin. Përgëzime për Policinë e Shtetit, veçanërisht për efektivët që morën pjesë në këtë operacion, SPAK, Policinë dhe Prokurorinë italiane.’- shkruan Çuçi.

Ora 17:52
Një nga bosët e drogës, kush është Emirjan Beu? Biznesmen karburantesh dhe kompani të tregtimit të peshkut, me të cilat e motra korruptoi Rovena Vodën

Emirjan Beu, i arrestuar në kuadër të operacionit “Highway” në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe shqiptare, në mesin e 20 personave të tjerë, si pjesë e treshes kryesore te drejtimit të trafikut të drogës në dy vende, Shqipëri dhe Italia, nuk është emër i panjohur për autoritetet shqiptare.

Ai, përveç se është vëllai i Florida Beut, e cila zbuloi skandalin e korrupsionit të ish-zëvendësministres së Brendshme Rovena Voda, ka ndërhyrë më herët tek prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi, për dhënien ryshfet të 2 mijë eurove për lehtësimin e masës së sigurisë të një grupi të rinjsh që u kapën me drogë. Në 30 qershor 2021, bashkë me prokurorin Karriqi u arrestuan edhe Emirjan Beu, Dritan Dedja dhe Isuf Bega.

Apeli i së Posaçmes e dënoi përfundimisht Karriqin me 2 vite burg, ndërsa Beun, Dedjan dhe Begën me nga 1 vit e 4 muaj burgim. Emirjan Beu njihet si biznesmen që zotëron karburante dhe kompani të tregtimit të peshkut.

Ora 16:52
VIDEO/ Në kërkim për trafik droge si koka e bandës, Braniol Liço u arrestua në Tiranë në 2020

Braniol Liço, një nga tre bosët e bandës së trafikut të drogës, ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë që u shkatërrua nga një megaoperacion i autoriteteve italian enë bashkëpunim me SPAK, është arrestuar në Tiranë më 2020. Braniol Liço (Ago) , 48 vjeç banues në Durrës, ishte dënuar nga gjykata e Apelit në Brescia, në Itali në vitin 2016 me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale "Trafikim ndërkombëtar i narkotikëve" dhe "Organizatë kriminale".

Ora 16:01
EMRAT/ Kush janë 3 bosët që drejtonin grupin kriminal të drogës Itali-Shqipëri që u shkatërrua sot nga SPAK

Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga nga Durrësi, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago, nga Durrësi dhe Emirjan Beu nga Durrësi, janë tre krerët e bandës që drejtonin grupin kriminal të trafikut të drogës me Italisë dhe Shqipërisë. Sipas SPAK në bazë të hetimeve është provuar tregtimi i një sasie prej më shumë se 120 kilogram kokainë, 15 kilogramë heroinë shumë e pastër, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, të sekuestruara në Itali në disa episode të ndryshme.

Ora 15:32
Operacioni për çmontimin e bandës së trafikut të drogës Itali-Shqipëri, reagon zyrtarisht SPAK

Prokuroria e Posaçme ka reaguar zyrtarisht në lidhje me operacionin më çmontimin e bandës së trafikut të drogës ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

‘Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, ka zhvilluar hetime në lidhje me operacionin “HIGHËAY”.

Hetimet janë kryer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me Prokurorinë e Bergamos, në Itali, e cila është mbështetur nga Eurojust, Europol, si dhe është mbështetur në mënyrë të vazhdueshme nga ana financiare nga Projekti IPA/2019 “Lufta kundër krimeve të rënda në Ballkanin Perëndimor”.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në Itali dhe në Shqipëri është bërë e mundur që të zbulohet një grup kriminal që ka vepruar në Itali dhe në Shqipëri, që ka patur si qëllim tregtimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë, heroinë dhe marijuanë.

Nga veprimet hetimore është bërë e mundur të provohet tregtimi i një sasie prej më shumë se 120 kilogram kokainë, 15 kilogramë heroinë shumë e pastër, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, të sekuestruara në Itali në disa episode të ndryshme.

Veprimtaria kriminale e këtij grupi është zhvilluar për periudhën kohore nga viti 2015 dhe në vazhdim dhe është zhvilluar në Shqipëri kryesisht në Durrës, si dhe në qytete të ndryshme në Itali, si në Bergamo, në Breshia, në Milano, në Torino etj, vende ku është kryer transportimi dhe tregtimi i lëndëve narkotike.

Nga hetimet e përbashkëta janë mbledhur provat e nevojshme të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se ky grup kriminal është krijuar dhe është drejtuar nga tre persona shtetas shqiptar (shtetasit B.L, G.B dhe E.M), të cilët kanë koordinuar veprimet midis tyre për drejtimin e grupit kriminal.

Ndërsa, si pjesëmarrës në këtë grup kriminal që kanë bashkëpunuar me drejtuesit e grupit dhe me njëri tjetrin, janë identifikuar 18 persona të tjerë shtetas shqiptar, të cilët në vënde dhe në periudha të ndryshme, kanë kryer aktivitetin e tregtimit të lëndëve narkotike.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.1, datë 23.01.2023 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për 20 persona dhe masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për 1 person, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 283, paragrafi (1), si dhe nenet 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Deri në këtë moment janë ekzekutuar masat e sigurimit për 15 persona dhe vijojnë veprimet për ekzekutimin e masave të sigurimit për personat e tjerë.’- njofton SPAK.

Ora 15:12
Përgjimi/ Ja si bosi shqiptar i drogës mëson ‘shpërndarësin’ se si të presë heroinën (VIDEO)

Në pamjet e publikuara në Guardia di Finanza në lidhje me operacionin që shkatërroi grupin e trafikut ndërkombëtar të drogës, grup që drejtohej nga 3 shqiptarë, është një moment nga përgjimet e autoriteteve italiane.  Në përgjime është një pres bosëve të grupit që i mëson shpërndarësit të drogës se si ta ndajë heroinën.

Ja biseda:

Bosi: Duhet të marrësh një sitë tjetër sepse kjo nuk është e mirë. Më jep pak substancën e prerjes që është aty. Sa të tillë janë këtu?

Shpërndarësi (i numëron): 7 gjithsej

Bosi: Atëherë më jep edhe një tjetër.

Shpërndarësi: Sa heroinë me sa substancë prerjeje do të përziejmë? Për shembull sa prej kësaj substancës së prerjes dhe sa prej kësaj (heroinë)?

Bosi: Avash avash, merr pjesën e përzierjes

Shpërndarësi: Këtë thesin e vogël këtu?

Bosi: Po ma kalo atë thesin e vogël, hape dhe ma kalo pak...

Ora 13:58
Dalin pamjet e super operacionit që shkatërroi grupin e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë! Ka edhe përgjime

 

Guardia di Finanza ka publikuar pamjet nga super operacioni që arriti në shkatërrimin e një grupi të madh të trafikut ndërkombëtar të drogës midis Italisë dhe Shqipërisë. Janë kryer 43 masa paraprake personale dhe një sekuestrim parandalues ​​të pasurive dhe burimeve financiare për mbi 5 milionë euro.

 

Ora 13:44
Përgjimet e bosit të drogës zbuluan ‘peshqit’ e zv/ ministres Rovena Voda

1674737146_1596045119RovenaVoda.jpg

Përgjimet e autoriteteve shqiptare dhe italiane ndaj grupit të strukturuar kriminal të trafikut të drogës që u godit këtë të enjte, kanë zbuluar edhe korrupsionin e ish-zv/ ministres të dënuar për korrupsion, Rovena Voda

Florida Beu, gruaja që dha para për një vend pune, është motra e Emirjan Beut, njëri prej 3 bosëve të drogës, që jeton në Durrës, sot i arrestuar, në operacionin e SPAK dhe Guardia di Finanzës. 

Makina e Florida Beut ka qenë në përgjim ambiental për shkak të vëllait të saj të lidhur me krimit. Në këto përgjime dolën edhe bisedat e zonjës Beu, me ish-zv.ministren e Brendshme, për punësimet.

Rovena Voda u dënua për korrupsion me 15 muaj burg pasi mori ryshfet dhe një arkë me peshk për të punësuar një person në ministri.

Ora 13:25
Me nga 3 emra disa prej tyre, ja 21 personat për të cilët SPAK kërkon arrestimin! 15 tashmë prapa hekurave

1674561130_EWRTTW.jpeg

Më poshtë janë 21 emrat për të cilët SPAK kërkon arrestimin! 15 tashmë prapa hekurave.

Lista më poshtë

  1. Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Ago
  2. Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago
  3. Emirajana Beu
  4. Dorian Beu
  5. Syrjan Tola
  6. Igli Lala alias Oltion Lala
  7. Ramazan Grada
  8. Florid Vukaj
  9. Gjergj Zefi
  10. Renato Zefi
  11. Rexhep Dallupi
  12. Alferd Luli
  13. Saimir prenga
  14. Lorik Prengaj alias Fabio Prenga
  15. Françesko Çeçi alias Francesko Ceci
  16. Ilir Duro
  17. Lulzim Selimi
  18. Dhimitër Nina
  19. Eledjo Dedej
  20. Enkeleda Bakalli
Ora 13:09
Trafik droge Shqipëri-Itali, grupi i shkatërruar drejtohej nga 3 shqiptarë

Grupi i strukturuar kriminal i trafikut të drogës Shqipëri-Itali i shkatërruar sot  drejtohej nga 3 shqiptarë të identifikuar.

“Si rezultat i këtij hetimi të përbashkët është bëri i mundur të sekuestrimi i sasive të mëdha të drogës.  Veprimtaria kriminale e këtij grupi ishte e përqendruar kryesisht në Durrës sa i përket Shqipërisë.  Hetimet kanë bërë të mundur evidentimin e tre drejtuesve të grupit kriminal që janë 3 shqiptarë, që kanë drejtuar dhe organizuar trafikun ndërkombëtar të drogës”, tha prokurori i SPAK.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 26/01/2023 20:41

    Ja kena fute edhe PPSH me burgosure. Brezi i demokracis?

    Përgjigju
  • Marjola: 26/01/2023 17:14

    Ahaha tani u kuptua pse ajo donte te punesohej te ministria jo se kishte hall por si e infiltruat e grupit mendoj

    Përgjigju
  • Gjergj: 26/01/2023 16:04

    Nè Shqipèrinè tonè tè bukur, aty ku kabineti qeveritar, bèn takimin e radhès nè burgun 313, jo si vizitorè natyrisht por si farè e fèlliqur dhe kontigjent kriminal i dènuar me vendim gjykate, do vijè dita ndonjèherè mbase, qè edhe ne vetè, me organet tona tè sigurisè, tè luftojmè krimin,,jo si "partnerè" tè tè tjerève siç ndodh rèndom deri sot por nga bindja se ky vènd U SHKATÈRRUA PIKÈRISHT NGA HAJDUTÈT DHE DROGAXHINJTÈ ME IMUNITET POLITIK. Megjithatè,,,urime SPAK. Tè paktèn, nuk e dekonspiruat aksionin, ashtu siç ndodhte pothuaj gjithmonè nè tè kaluarèn. Ka dikush pyetje mè pèrse nuk shkojnè punèt si duhet nè kètè vènd,,pèrse shqiptarèt largohen dhe pèrse humb besimi i tyre pèr njè jetè nè dinjitet nè vèndin ku u lindèn?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin