Mbrëmjen e kaluar rreth orës 23, televizioni amerikan CNN transmetoi gabimisht porno në vend të një show kushtuar udhëtimit dhe ushqimit.

Teleshikuesit prisnin episodin e rradhës të “Anthony Bourdain’s Part Unknown" dhe ngelën të suprizuar kur panë se ishte bërë zëvendësim i programeve.

Në vend të episodit, në ekran u shfaq zbavitje për të rriturit për gati gjysmë ore.

Ngatërresa u bë vetëm për ndjekësit në Boston, pasi transmetimi i CNN në këtë qytet realizohet nga RCN, një televizion lokal.

Fatmirësisht ishte orari i gjumit për fëmijët nënmoshë por pritet një shpjegim nga CNN për “lëmshin” e bërë.

Redaksia Online
A.L/Shqiptarja.com