TIRANE- Zgjedhjet lokale 2015 Stafa dhe Çobaj dalin hapur kundër kritikëve të kryetarit Basha duke theksuar se nuk bëhet fushatë nga kafja.Kur ka kaluar një javë nga humbja e thellë e demokratëve në zgjedhjet lokale, Jozefina Topalli ngelet e vetmja kritikuese e Bashës brenda grupit. 
Por kritikat e saj publike, dhe të të tjerëve nëpër korridoret e selisë blu, nuk priten mirë nga drejtuesit e strukturave të PD-së nëpër rrethe. Kryetari i kësaj partie në Shkodër dhe ai në Durrës, thumbojnë kritikuesit, duke u thënë se fitorja nuk u përket atyre që në kohë fushate shëtisnin në plazhe, apo humbja është detyrim i pseudo demokratëve që e ndiqnin fushatën nëpër kafe.