Çollaku do i bashkohet protestës: Me Berishën non grata nuk është më vija e kuqe

Në ‘Repolitix’ foli në lidhje Skype mbrëmjen e sotme deputeti opozitar Kreshnik Çollaku. I larguar nga grupimim Basha pasi vulën e mori Sali Berisha, Çollaku tregon se nesër do të jetë pjesë e protestës.

'Po patjetër do jem në protestë. Është një grup që vijon ekziston. Nuk ekziston si strukturë, por si realitet politik është një grup që ekziston, si një organizim strukturor njerëzor. Ka një realitet të ri juridik. Gjykata ka njohur të drejtën e përfaqësimi atij që deri dje ishte Komisioni i Rithemelimit, me zotin Berisha. Sot është kryetar i PD. Drejtuesit legjitimi janë ata pas vendimit të Apelit. Kam pranuar verdiktin e gjykatës që imponon një situatë të re politike. Do të jem në protestë sepse mendoj se çdo protestë që thërret opozita duhet të bëjë bashkë çdo kënd.'

Sipas tij, çdo demokrat duhet të bashkohet në protestë kur bëhet fjala për kundërshti ndaj kryeministrit Rama.

'Pika që na bën bashkë edhe ata që kërkojnë lirimin e Berishës dhe ata që duan të rriten rrogat. Pika e përbashkët reagim kundër qeverisë Rama e zhytur në korrupsion e inkriminuar në palcë. Mendoj se vetëm skandali tek onkologjiku do kishte vlejtur për protestë kombëtare. Bashkë na bën beteja kundër Edi Ramës dhe për këtë betejë do jem në shesh. Çdo kush mendon se Rama duhet të largohet duhet të jetë në shesh.'

Për Çollakun nuk ka më vijë të kuqe me Berishën sa i përket non gratës.

'Vijën e kuqe e zhbëri vendimi i Apelit. Për mua është non ngrata Berisha dhe është peshë e rëndë për veprimtarinë e opozitës. Por vijën e kuqe e rrëzoi Apeli. Rrëzoi vendimin e kongresit të 18 dhjetorit. Këtë statut e ka rrëzuar në 11 qershor. Në statutin e njohur nuk ka detyrim sanksionues ndaj personave non grata. Kapaciteti Berishës për të luftuar me peshën e non gratën mbi shpinë është akti i tij personal. Nëse e pengon objektivi për mua është ardhja në pushtet e PD-së. Nuk është më vendim kolegjial. Vendimi i apelit e rrëzoi këtë vendim. Nuk kemi çfarë ti bëjmë më tej.'

Në protestën nesër përveç deputetit Çollaku do të ketë dhe deputetë të tjerë sipas tij që më parë kanë qenë kundër Berishës, apo me Bashën.

'Nuk mund të them emra, por do ketë deputetët të tjerë dhe pjesë të strukturës sonë. Ardhja në protestë konfirmon një gjë të përbashkët edhe me Berishën, bashkë për të rrëzuar Edi Ramën. Pastaj kushdo ka të drejtë të mendojë ndryshe edhe lidhur me SPAK.'

Çollaku rithekson se nuk del nga Partia Demokratike pasi është themelues si student në dhjetor ‘90.

'Nuk kam tagër të flas me emra të të tjerëve. Shqetësimi është që unë nuk kam vënë vija të kuqe. Kam refuzuar çdo lloj zgjidhje duke dalë nga PD, me fraksion duke mbajtur idenë apo bindjen tonë. Çdo formulë është e pranueshme. Refuzoj të dal nga Partia Demokratike. Mandatin im është i demokratëve dhe do respektohet deri në fund të mandatit tim. Jam i hapur për çdo lloj opsioni.'


Lajmi kryesor:

Opozita nesër në shesh/ Avokati Karaj në 'Repolitix': Këto protesta nuk sjellin produkt! Nesturi: Do festojnë marrjen e vulës


G.K/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët