Çollaku: Marrëveshjen Rama-Meloni do e çojmë në Kushtetuese! Gazetari: Në Itali strukturat e akomodimit janë plot, 150 mijë refugjatë zbarkuan muajt e fundit

Marrëveshja me Italinë për refugjatët dhe ngritjen e dy strukturave me financat italiane në Shëngjin dhe në Gjadër, ka nxitur diskutime në arenën politike në vend. Nënkryetari i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv thotë se do ta dërgojnë marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Për gazetarin Arbër Hitaj, Çollaku tha se marrëveshja nuk është diskutuar me aktorët politikë në vend, as me opozitën dhe as në mbledhje qeverisë.

‘Marrëveshja u mbajt e fshehtë. Rama këto marrëveshje i mban si bonus për politikën. Marrëveshja të ishte diskutuar me aktorët politikë këtu. Çfarë përfitimesh ka Italia dhe çfarë Shqipëria nga ky operacion? Këto mijëra katrorë në Shqipëri për kampin, nuk mund të vendoseshin në Itali? Nuk ka asnjë shpjegim, s’gjej asnjë lloj sensi logjik. Edi Rama pasi e mbajti sekret, janë 36 mijë emigrantë në vit, e kthen Shqipërinë në rezervat të refugjatëve të paligjshëm në Europë. E kam të vështirë të kuptoj çfarë përfitimesh ka Italia. Flukset migratore janë pjesë e debatit të brendshëm politik. Opozita italiane është shumë kritike ndaj Melonit. Italia nuk ka asnjë përfitim. I vetmi që përfiton është debati i Melonit me opozitën italiane dhe këtu ndërhyn Edi Rama. Ndërsa sjellja e Ramës është përtej skandalit. Rama ka lëshuar sovranitetin e një pjese të territorit. Do ta çojmë në Kushtetuese. Nuk e përfshiu Parlamentin në këtë histori, nuk e përfshiu as opozitën, as në mbledhje qeverie nuk është në diskutuar. Rama s’ka vënë në dijeni as Presidentin, duhet të kishte marrë autorizim të plotfuqishmërisë nga kreu i shtetit. Marrëveshja nul dhe e pazbatueshme nëse nuk e ka diskutuar me presidentin. S’ka marrë garancitë Kushtetuese. S’ka gjykatë kushtetuese që e kalon këtë.’- tha Çollaku.

Nga ana tjetër gazetari Leonard Berberit, nga Milano tha se strukturat e akomodimit të refugjatëve në Itali janë plot. Sipas, Berberi deri në 150 mijë refugjatë kanë mbërritur në muajt e fundit.

‘Strukturat e akomodimit të refugjatëve në Itali janë plot. Meloni dhe tre të tjerë dhanë ok për marrëveshjen me Ramën për refugjatët. 150 mijë refugjatë zbarkuan në brigjet italiane muajt e fundit. Nëse refugjatëve u refuzohet leja ku do të kthehen? Përfitimi i Italisë është për strehimin, në Lampeduza strukturat e akomodimit janë plot. 150 mijë kanë mbërritur muajt e fundit. Në 2024 janë zgjedhjet në BE, Italia kërkon të ulë tensionin. Italia nuk mund t’i kthejë refugjatët. Jugu i Italisë ka shumë kampe. Nuk mund të ndërtohen të tjera për shkak të tokës së paqëndrueshme. Ka edhe shumë burokraci, duhen 6-12 muaj për një autorizim. Marrëveshja mund t’i japë një dorë Shqipërisë për në BE. Nëse leja refuzohet është shumë e vështirë që këta persona t’i kthesh në vendet e origjinës. Në Itali janë lënë të lirë kur kanë fituar lejen e qëndrimit. Kur ata refuzohen, merren nga autoritetet italiane dhe kthehen në vendin e tyre.’- u shpreh Berberi.

I pyetur në lidhje me cenimin e sigurisë nga emigrantët, Berberi tha se ka pasur precedentë, por nuk dihet saktësisht nëse janë shkaktuar nga refugjatët apo jo.

‘Përdhunime jo, vjedhje po ka pasur disa raste. Nuk kemi qenë të sigurt nëse ishin persona që mund të rrinin jashtë apo jo. Ka precedentë.- tha Berberi.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/11/2023 03:20

    /EDIN/,skafet jane zevendesuar me furgona,puna vazhdon jo me nga deti,por nga kufiri i gjelber.Italia ka mjaft toke,mund te ndertonte kampe ne veri e qender te Italise,por pasaniket e veriut nuk duan leckamanet e zinj te Afrikes t'i kene per komshij.E gjithe kjo marreveshje si dhe statusi /territorial special/ qe permenden ne te dhe menyra si u diskutua e si u firmos,ngjajne si dy pika uji me ate te detit me Greqine.Kungulli qe kemi per kryeminister e beri me koken e tij,pa pyetur askend.Kjo marreveshje duhet cuar jo vetem ne Gjykaten Kushtetuese,por dhe ne SPAK se po shitet territori i vendit ne emer te /internacionalizmit proletar/ te Rames!

    Përgjigju
  • Edin: 08/11/2023 23:53

    Mir boni se ubo koh qe spo punojn skafet mo krejt kan me ik do pagujn me u largu per europ

    Përgjigju
  • Geri: 08/11/2023 18:03

    Hajde Rama hajde, na mori ne qafe maskarai!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja