Çollaku në 'Repolitix': Nuk mund të marr pjesë në Këshillin Kombëtar të thirrur nga Rithemelimi! Nuk votoj asnjë president që nuk vjen nga qendra e djathtë

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku nuk do të marrë pjesë në Këshillin Kombëtar, të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit që do të mblidhet ditën e nesërme. Kështu tha në një lidhje live me emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv. Çollaku theksoi se nuk do të jetë pjesë e këtij Këshillit Kombëtar dhe nuk do të bëjë asnjë lëvizje derisa gjykata e Apelit të jap verdiktin për institucionin e ligjshëm të PD.

"Nesër takohen shumë miq të mi demokrat, disa i njoh prej një jete. Thirrja e një institucioni si Këshilli Kombëtar në mungesën apo në dështimin e përpjekjes të 32 deputetëve të një platforme për ta bashkuar situatën e përçarë dhe në rrezikshmëri për tu ndarë në PD, në vlerësimin tim është një institucion i njëanshëm dhe me dështimin e përpjekjes së një platforme për të patur një Kongres bashkues dhe pajtues, fatkeqësisht situata në PD ecën në dy paralele.

Kjo është situatë e trishtueshme, më vjen shumë keq që jemi në këtë gjendje. E vetmja mënyrë qytetare apo civile që të zgjidhet kontesti në PD është pritja e verdiktit të gjykatës. Në vlerësimin tim, është institucion paralel me të partisë dhe nuk mund të marr pjesë derisa një verdikt i dytë i gjykatës të përcaktojë se cili është institucioni i ligjshëm dhe legjitim i PD", tha Çollaku.

Sa i përket diskutimeve për zgjedhjen e presidentit, Çollaku tha se duhet të jetë një figurë politike që vjen nga qendra e djathtë. Në mbledhjen e grupit parlamentar të pasdites së sotme, Çollaku shtoi se duhet të zgjidhet një figurë legjitime ndërsa në 'Repolitix' tha se nuk pranon asnjë propozim që vjen nga e majta, edhe nëse është me integritet.

"Edi Rama i ka votat për të zgjedhur një president të ligjshëm, por nuk i ka votat për të nxjerrë një president legjitim. Në situatën aktuale që kemi për të zgjidhur, në një sistem politik që është totalisht nën kontrollin e njëri krah, momenti për të balancuar është për të qenë legjitimitetin e figurës së presidentit. E vetmja mundësi që të kemi një figurë shteti legjitime është që ky propozim të vijë nga opozita dhe në vlerësimin tim personal të jetë jo neutrale politike, jo që vjen nga shoqëria civile, por politike e qendrës së djathtë. Nuk votoj asnjë president që nuk vjen nga qendra e djathtë", tha Çollaku.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mati: 06/05/2022 07:38

    Ju I nderuar Collaku Jeni I kompletuar si njeri dhe vjen nga nje familje e mire.por ju ka Humber tufa e dhive I trembi ujku tani cdo gje ka marre fund, jeni te gjithe te zemruar per poste ate Parti duhet ta kishte marre Gjekmarkaj ose Collaku por kjo Nuk ndodh tani per tani jeni te Humbur i perkas te majtes por do lumturohesha shume te te shiko ja kryetar te PD sepse I ke te gjitha ke potencialet mos i Harroni cmendurit e plakut Mere se shume e ka lenduar kete popull te lodhur.Mjaft eshte mjaft.

    Përgjigju
  • Europ: 05/05/2022 23:16

    Kujt i plasi pse nuk votuan prej fashistave.

    Përgjigju
  • beni: 05/05/2022 23:14

    nuk i duhesh askujt o medioker

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë