Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku shkruan se sot është mbledhur Byroja Parlamentare pa lajmëruar. Ndërsa ka publikuar një foto ku shihen deputetët Dashnor Sula dhe Xhelal Mziu, të cilët më parë kanë protestuar dhe nuk kanë lejuar që të zhvillohen punimet në parlament dhe komisione, shkruan "ata natën përfitojnë grante nga qeveria me mesazh të Ramës dhe ditën përmbysin karrige me mesazh të doktorit". Megjithatë nuk dihet nëse fotoja e publikuar sot nga Çollaku është shkrepur sot.
“Sot në mbledhjen e Byrosë Parlamentare. Revolucion Parlamentar i çuditshëm, as lajmëruan kur e filluan, as lajmërojnë që e lanë mes rruge. Hetimi i fondeve qeveritare të AZHBR dhe publikimi i afërt i listës së përfituesve, mesa duket ia ka këputur gjunjët ndonjë Aksionisti të opozitës. Se opozitë nuk bën dot, kur natën perfiton grante nga qeveria me sms të Edi Ramës e ditën përmbys karrige me sms të Doktorit”, shkruan Çollaku.
Ky reagim i Çollakut vjen disa ditë pas përplasjes së ashpër që pati me kolegun demokrat Dashnor Sula në ambientet e kryesisë së Kuvendit që agravoi drei në përplasje fizike.
keshtu beni te gjithe fatkeqesisht
PërgjigjuKshu e kan kap dhe kryetarin tuaj.
Përgjigju