Çomlek me qepë nga zonja Albana

Çomlek me qepë

Përbërësit:

  • 1 kg qepë të vogla
  • 2 filxhanë kafeje vaj ulliri
  • 1 qepë mesatare
  • 1 kokë e vogël hudhër
  • 1 lugë gjelle salcë dhe pak spec
  • 1 filxhan kafeje verë ose uthull
  • 2 gjethe dafine
  • Kripë, piper i zi
  • Pak kanellë (shkop kanelle)

Përgatitja:

Qepujkat i pastrojmë dhe të paprera i skuqim në tigan me yndyrë, më pas i vendosim në një tenxhere. Në mungesë të qepujkave mund të përdorim dhe qepë të zakonshme të prera në dysh ose katërsh sipas madhësisë. Në një tigan kaurdisim vetëm një qepë të grirë hollë, hedhim salcë, pak spec, kripë, piper, dafinë, thelpinjtë e hudhrës të paqëruara nga cipa, pak dru kanelle ose 2-3 copë karafil. Përzierjen e shuajmë me uthull ose verë dhe e hedhim tek qepujkat. Shtojmë ujë ose lëng mishi, sa të mbulohen qepët dhe e lëmë çomlekun të gatuhet me kapak të fiksuar mirë që të mos dalin aromat ose në tenxhere me presion për 8-10 minuta. Më i mirë çomleku bëhet kur përgatitet në enë balte ku zierja bëhet e ngadaltë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut