TIRANE - Rrjetit më të madh të hipermarketeve Conad I është shtuar një tjetër filial pranë kopshtit Botanik në Tiranë. Me një shumëllojshmëri produktesh dhe çmime fantastike, tashmë është më e lehtë, për të bërë blerje.
Për administratorin e Conad Albania, Pietro Tafuni, supermarketi i ri Conad është konform të gjitha standardeve italiane ku veç arkitekturës së trendit më të fundit është afër të gjitha nevojave që konsumatorët kanë.
“Jo vetëm përsa i përket pjesës arkitekturore të dyqanit, por në këtë dyqan mund të shihni edhe një dizajn dhe ngjyra të reja të përdorura për herë të parë nga Conad në Shqipëri. Por edhe sepse këtu kemi përzgjedhur atë çka Conad ka më të mirën e vet për t'i propozuar konsumatorëve tanë. Jo vetëm shumë referenca të produkteve ushqimore, të cilat i kemi rreth 7000 të tilla, por edhe të gjitha ato linja që janë afër nevojave të konsumatorëve. Pra jo vetëm një supermarket shumë i bukur për trendin e ri që ka, por mbi të gjitha një supermarket që është afër të gjitha nevojave të konsumatorëve”, tha Tafuni.
Stafi i kualifikuar, i vjen në ndihmë klientëve për ta bërë më të lehtë përzgjedhjen e produkteve.
Supermarketi i Conad ofron ulje për qindra produkte, duke ofruar cilësinë më të mirë, ku ndër të tjera ka një sektor të posaçëm, vetëm më ushqime bio, ushqime pa gluten, dhe dietik pa harruar sektorin me shumëllojshmërinë e verërave.