Këngëtarja fituese e Eurovizion, Conchita Wurst ishte e ftuar në panelin e “talk show-t” me Graham Norton ku rrëfen çfarë ndodh pas një fitore.

Fituesja e një ndër çmimeve më të mëdha të këngës thotë se ajo ende nuk ka festuar për fitoren e saj, pasi ka fjetur, ashtu siç ka theksuar.

Çasti që e ka gëzuar më shumë Conchita-n ka qenë një buqetë me lule që ka marrë nga këngëtari Elton John dhe partneri i tij David Furnish.

conchita Wrst

"Ne  të duam, Elton dhe David”,-shkruhej në pusullën dërguar Conchitës.

Por edhe Conchita gëzon të njëjtën dashmirësi për legjendën e muzikës Elton John, pasi ajo shprehet se për triumfin e fitores së Eurovizionit është ndikuar nga muzika e tij dhe e këngëtares Cher.

Mësohet se edhe këngëtarja Cher i ka dërguar asaj një mesazh përgëzues Wurst.  Këngëtarja fituese shprehet se ka ndërmend që ta vazhdojë karrierën e saj edhe vitin e ardhshëm në Austri.