Conchita Wrst zyrtarisht pjesë e modelingut,
pozon me Karl Lagerfeld

Conchita Wrst zyrtarisht pjesë e modelingut,<br />pozon me Karl Lagerfeld
Rrugët  e modelingut për Conchita Wrst janë hapur që kur ajo fitoi çmimin e parë të Eurovizionit këtë vit.

Në qershor ajo ka ecur në pasarelën e Jean Paul Gaultier për koleksionin vjeshtë/dimër, 2014/2015.

Ndërsa tani këngëtarja është shfaqur në CR Fashion Book pranë modeles Ashleigh Good dhe dizenjuesit legjendar të Chanel Karl Lagerfeld.

Gjatë setit fotografik Conchita është hapur edhe për fëmijërinë e saj.

conchita wrst

E rritur në Australi ajo shprehet se ishte një djalë i vogël që pëlqente gjithmonë të ishte vajzë.

Conchita shprehet se ka luftuar shumë për të qenë këtu ku është, por e ka ndihmuar fati për të qenë pjesë e estradës së skenës.

“Gjatë një feste, mora mikrofonin dhe nisa të flas pa patur rëndësi se çfarë.

Pas asaj nate organizatorja e festave të veçanta më pyeti nëse doja që ta bëja këtë gjë çdo të shtunë”, tregon këngëtarja e cila i dha vetes mundësinë të takohej me njerëz të rëndësishëm dhe të vishej me fustane çdo fundjavë.
Redaksia Online                          
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump