Conference League do zhvillojë sot katër ndeshjet çerekfinale të vlefshme për aktin e parë. Duke filluar nga ora 18:45 në 'Vallecas' të Madridit do zhvillohet Rayo Vallecano - AEK Athens, një duel ku shqiptarët do sfidohen në fushë. Pak ditë më parë Ivan Balliu i Vallecanos dhe Thomas Strakosha e Stavro Pilo të AEK Athinë ishin së bashku në Kombëtaren kuqezi, por sot do jenë kundërshtarë.
Me fillim nga ora 21:00 në Londër luhet Crystal Palace - Fiorentina, teksa miqtë nga Italia kanë disa mungesa të rëndësishme si Moise Kean, Fabiano Parisi, Solomon, Lamptey dhe Fortini.
Po në këtë orar luhen edhe Maiz - Strasbourg dhe Shakhtar Donetsk - AZ Alkmaar.
Conference League, ndeshjet e para çerekfinale:
E enjte, 09 prill 2026
18:45 Rayo Vallecano - AEK Athens
21:00
Crystal Palace - Fiorentina
Mainz - Strasbourg
Shakhtar Donetsk - AZ Alkmaar
*Ndeshjet e kthimit do luhen pas 1 jave
Komente




