Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vlerësoi se Ngushtica e Hormuzit është ‘pika më kritike’ brenda marrëveshjes midis SHBA-së dhe Iranit.
Sipas mediave të huaja, gjatë fjalës së saj në Parlament, Meloni paralajmëroi se çdo kufizim shtesë nga Irani në Ngushticën e Hormuzit do të kishte “pasoja të paparashikueshme ekonomike”.
Po ashtu Meloni theksoi nevojën për rivendosjen e plotë të lirisë së lëvizjes në zonë.
“Është e nevojshme të rivendoset plotësisht liria e lëvizjes në Ngushticën e Hormuzit dhe kjo nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë kufizimi, siç ka qenë në orët e fundit”, tha Meloni.
Shefja e Qeverisë italiane tha gjithashtu se në rast se kriza në Iran përkeqësohet, Bashkimi Evropian duhet të shqyrtojë mundësinë e pezullimit të përkohshëm të Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes, një sërë rregullash që rregullojnë financat publike në BE.
Lajmi kryesor:
Lufta në Iran/ Trump i kërkon Netanyahut të zvogëlojë sulmet në Liban! Hormuzi ende i mbyllur, media: Teherani do të lejojë kalimin e 15 anijeve në ditë











