"Do të ishte dritëshkurtër, nga pala evropiane, të vendosim për një shtyrje të mëtejshme të hapjes së negociatave, pas shtyrjes nga Këshilli Evropian në qershorin e kaluar. Në këtë fazë në çdo rast sigurisht që nuk i zvogëlon detyrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë të vendosura nga Bashkimi Evropian ” Kështu ka deklaruar Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte gjatë konferencës së tij para Senatit në funksion të Këshillit të ardhshëm Evropian, duke përsëritur se Italia vazhdon të mbështesë konkluzione të favorshme për hapjen e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Conte ndër të tjera ka thënë se është kundër ndarjes së dy vendeve pasi sipas tij kjo do të dërgonte sinjale negative për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Për Kryeministrin italian është thelbësore që të kuptohet që një refuzim pa dhënë mundësi as për të kryer detyrat e shtëpisë do t'i largonte dy vendet nga horizonti Evropian.
"Nuk është për tu shpresuar, veçanërisht duke marrë parasysh që zgjerimi është një proces që lejon Shtetet Anëtare të bëjnë kontrolle shumë më të efektshme pasi të kenë filluar negociatat e pranimit sesa një përjashtim që do të ftohte Tiranën dhe Shkupin në dinamikën e paqëndrueshmërisë politike , me pasoja edhe në nivelin rajonal ” ka përfunduar Conte.
Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte edhe ditën e djeshme gjatë një vizite në Tiranë ku pati një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh se Italia do të vijojë mbështetjen për vendin tonë si në procesin e integrimit dhe atë ekonomik.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Ambasada gjermane për Report Tv: Moment historik, duhet integritet! Të mos keqpërdoren burimet publike
5 Shkurt, 13:37
-
BE ‘kopjon’ paktin Rama-Meloni/ Gati ligji për vendosjen e emigrantëve të paligjshëm në kampe jashtë Unionit
5 Shkurt, 09:04
-
Vrojtimi/ 35% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin pa borxhe, vetëm 18% kursejnë në fund! Të brishtë përballë të ‘papriturave financiare’
4 Shkurt, 19:20
-
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
4 Shkurt, 18:31
-
Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare do rritet me 3.8%, turizmi ‘motori’ kryesor! Trump ‘kërcënim’ për BE
4 Shkurt, 16:50
-
Lëvizjet e Trump/ Krisafi: USAID, tashmë ‘luftë’ mes Rubios dhe Musk! GDP e SHBA dhe BE ulet me 0.6% nëse republikani i rrit tarifat Unionit! BE po krijon një 'NATO' pa Uashingtonin
3 Shkurt, 22:06
-
ILD miraton planin e inspektimeve për 2025, ‘lumë’ ankesash për zvarritje procesesh në Prokurori e Gjykata! Tirana dhe Apelet kryesojnë më ‘problematiket’
3 Shkurt, 17:45
-
Kallas: Normalizimi i plotë, rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së
3 Shkurt, 16:57
-
Tarifat e Trump, liderët europianë mblidhen në Bruksel: Lufta tregtare me SHBA e dëmshme! Macron: Nëse do jetë e nevojshme reagojmë
3 Shkurt, 16:19
-
Grenell sulmon Kurtin: S'është i besueshëm për SHBA! Ndërkombëtarët, të bashkuar kundër tij! Ai është arsyeja që kompanitë amerikane s'shtohen në Kosovë
3 Shkurt, 15:27
-
'Trump solli një doktrinë të re', ish-ambasadori Nesho: Jo më fuqizim i aleatëve! Deklaratat politike të Elon Musk duhen marrë me rezerva
3 Shkurt, 14:48
-
Që pas rizgjedhjes së Trump si president, euro në nivelin më të ulët që nga nëntori i vitit 2022
3 Shkurt, 14:44