Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Shtyrja e negociatave me Shqipërinë është katastrofike

Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Shtyrja e negociatave me Shqipërinë është katastrofike

Ministri i Jashtëm i Hungarisë Levente Magya e ka konsideruar katastrofike shtyrjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE ai tha se ky vendim do të kërcënonte paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Është katastrofike që Bashkimi Evropian ka vendosur të shtyjë më tej hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me vendimin e saj, BE po kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka humbur dhe ka shkatërruar plotësisht besueshmërinë e saj në sytë e të dy vendeve”, u tha Levente Magyar gazetarëve hungarezë pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Ndër të tjera Magyar u shpreh se qeveria Hungareze do të bëjë gjithçka për të reaguar, me ndihmën e Komisionerit për Zgjerim, kundër ndaj çdo zhvillimi negativ në Ballkanin Perëndimor nëse BE dështon me negociatat.

Më pasi ai shprehet  se hapja e negociatave me dy shtetet ballkanike, Hungaria e konsideron të rëndësishme edhe për parandalimin e valëve të refugjatëve që vijnë nga jugu i Evropës. Shqipëria po gjen mbështetje të madhe nga shumica e vendeve anëtare në BE të cilët po përpiqen të jenë bindës tek vendet skeptike për hapjen e negociatave. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen