Trajneri i ekipit të Juventusit Antonio Conte pas fitimit të titullit kampion ka folur gjatë për herë të parë edhe për merkaton e verës që pritet të realizojë ekipi italian.

Në lidhje me dy emrat e ofruar për sulmin bardhezi deri në këto moment si Ibrahimovic dhe Higuain, Conte u shpreh se edhe sikur të dy të vijnë në Torino, Juventusi vështirë të fitojë Champions League.

“Futbolli është një sport kolektiv dhe jo individual, kështu që emrat e vecantë nuk mund ti japin suksesin ekipit, por të gjithë në grup. Shembulli që duhet të ndiqet është ai i Bayernit të Mynihut.

Pas eleminimit të Barcelonës dëgjova Robenin që edhe pse shënoi tha se kualifikimi ishte meritë e grupit dhe jo e një individi të veçantë.

Por në Itali ky fakt nuk vlerësohet shumë. Megjithatë nëse do të kisha mundësi do të merrja në ekip Cavanin, pasi është një sulmues i përsosur” përfundon Conte.



d.b/shqiptarja.com