Antonio Conte beson se Juventusi duhet të vlerësohet më shumë pas fitores 3-0 ndaj Napolit.
“Më vjen shumë keq që pas një ndeshje të cilën luajtëm mirë për 90 minuta dhe fituam 3-0, gjëja e parë që pyetem është për një ankesë për pozicion jashtë loje që ishte milimetrik.
Kjo e largon vëmendjen nga paraqitja e skuadrës dhe vërtet jam i zhgënjyer.
Gjyqtari anësor kishte nevojë për syze zmadhuese për ta parë atë, pasi ai ishte 23 centimetra jashtë loje” deklaroi Conte për mediat.
Juventusi me fitoren me Napolin dhe ndalesën e Romës është vetëm një pikë larg kreut të renditjes që mbahet nga kryeqytetasit.
Ronaldo injoron Topin e Artë: Dua rekordin e Raul Gonzales
Cristiano Ronaldo është golashënuesi i pestë më i mirë në historinë e Real Madridit, pasi ka shënuar 225 gola për galaktikët që nga transferimi i tij nga Manchester United.
Ronaldo ka ambicie më të mëdha. "Unë dua që të bëhem golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit.
Raul mbetet një legjendë e skuadrës por unë besoj se mund të kaloj shifrat e tij.
Kam edhe disa vite kontratë dhe se besoj se do të hyjë në historinë e Realit" ka thënë Cristiano Ronaldo. Raul ka shënuar 323 gola me Realin, ndërsa për të kaluar këtë rekord, Ronaldo duhet të shënoi edhe 99 gola.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com