Antonio Conte është shkarkuar zyrtarisht nga drejtimi i skuadrës së Chelsea-t dhe do të zëvendësohet nga ish-trajneri i Napolit, Maurizio Sarri. Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra me anë të një postimi në Twitter ka publikuar deklaratën ku konfirmohet shkarkimi i teknikut.
Me Conten në drejtim të skuadrës, ne fituam titullin e gjashtë të ligës dhe të tetin në Kupën FA. Në sezonin fitues të titullit, klubi vendosi 30 fitore dhe gjithashtu një rekord të klubit me 13 fitore të njëpasnjëshme të ligës.
Deklarata e skuadrës në Twitter
Sipas mediave britanike brenda 24 orëve të ardhshme, në qytet do të mbërrijë Sarri, i cili pritet të pasojë italianin Conte.