U duk se ishte vendosur gjithçka, por në fakt e ardhmja për trajnerin e ri të Italisë është ende e paqartë. Andrea Pirlo bëri me dije se nuk është më kandidat, Paolo Maldini dhe Leonardo më pas dhanë dorëheqjen nga postet drejtuese. Dhe tani duket se është hapur rruga për rikthimin e Roberto Mancinit në stolin e kombëtares italiane.
'Mancio' është kandidati i preferuar i Malagò dhe me largimin e drejtorit teknik dhe Leonardo, ai është në 'pole position' për të marrë drejtimin e Italisë, duke parakaluar kështu edhe Antonio Conten.
Pas refuzimit të Pep Guardiolës dhe Carlo Ancelottit, si dhe kaosit me Pirlon, çështja e trajnerit është bërë më komplekse. Para 'Maestros', emrat në listë ishin Roberto Mancini dhe Antonio Conte.
Trajneri kampion i Euro 2021 (Mancini) për momentin duket më afër. Conte ka deklaruar se nuk është kontaktuar asnjëherë për të marrë drejtimin e Italisë, megjithatë ai është kandidati i preferuar i presidentëve të Serie A, që kanë pasur një peshë të rëndësishme në zgjedhjen e Malagò si president federate.
Një rol vendimtar për zgjedhjen e Contes mund të ketë emërimi i Chiellinit në postin e drejtorit teknik të Italisë, në vend të Maldinit.
Lajmi kryesor:
Nga ëndrrat me Guardiolën te fundi i paracaktuar, 17 ditët e Maldinit dhe Leonardos! Si 'u shemb' para se të niste projekti për rilindjen e Italisë së futbollit









