Çonte shqiptarët në Angli, SHBA e Kanada për 25 mijë dollarë, ekstradohet nga Italia 27-vjeçari (EMRI)

Ekstradohet nga Italia një 27 vjeçar nga Durrësi i akuzuar për trafik njerëzish në SHBA, Kanada e Mbretërinë e Bashkuar. Emiljan Sinjari, ish-punonjës i kompanisë së sigurisë në Aeroport ishte në kërkim, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda kishte caktuar për të masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Sipas policisë, 27 vjeçari, gjatë periudhës 2016-2017, në bashkëpunim edhe me persona te tjerë, ka kryer kontrabandim të shtetasve shqiptare drejt SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, me karta identiteti të falsifikuara, kundrejt pagesës deri në 25000 dollarë.

Nga operacioni i policisë “Onë if by land” janë goditir 7 grupe kriminale, dhe mbi 50 persona janë marrë të pandehur. Mes personave të arrestuar kishte edhe punonjës policie.

Në këtë grup ishin të përfshirë Shqiptar, Maqedonas, Bullgar, Grek e Italian, ndërsa pagesat që kryeheshin për kalimin drejt vendeve të BE-së varion nga 7000 deri në 9000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe 25000 deri në 30000 dollarë për në ShBA/Kanada.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja