Coolen Rooney ka mbërritur në Brazil për të mbështetur bashkëshortin e saj Wayne Rooney.

Ajo ka qëndruar në një hotel në Rio de Janeiro bashkë me dy djemtë e saj Kai dhe Klay.

Ylli i showbizit është kritikuar në rrjetin e saj social “Instagram” pasi ka shpërndarë një foto me dy djemtë e saj duke i thënë që mos t’i zvarriste fëmijët përgjatë Botërorit.

coolen rooney

Më pas ajo ka replikuar duke thënë që  është kënaqësi që fëmijët të ndjekin babain e tyre ndërsa unë bashkëshortin tim përgjatë botërorit.

Wayne Rooney është lojtar i Manchester United dhe i skuadrës kombëtare të Anglisë.

Coolen është fotografuar në ballkonin e hotelit e veshur me një palë bikini në ngjyrë pink.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)