Cooper, dënon sulmin ndaj delegacionit se

Cooper, dënon sulmin ndaj delegacionit se
Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Robert Kuper, e ka dënuar sulmin e së martes kundër konvojit të delegacionit të Serbisë në Prishtinë. Aktet e tilla nuk janë në harmoni me frymën e dialogut. Delegacioni ishte pjesë e grupit të punës në implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, thuhet në deklaratën për media të Robert Kuperit.

Më tutje, në deklaratë theksohet se Bashkimi Evropian do ta vazhdojë ndërmjetësimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe të dy palët po takohen sot për implementim të mëtejshëm. Kryenegociatorja e Kosovës në bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, e ka dënuar sulmin e së martes ndaj konvojit të delegacionit serb. Ajo ka sqaruar se delegacioni serb ka qenë pjesë e grupit punues për kthimin e dokumenteve kadastrale. Tahiri ka thënë se ka mënyra të tjera për ta shprehur mllefin dhe pakënaqësinë.

Në takimin e së martes, delegacioni i Serbisë thuhet se e dorëzoi listën përfundimtare të të gjithë dokumentacionit të regjistrit kadastral që është marrë nga pjesa më e madhe e komunave të Kosovës. Sipas njoftimit, mbetet që ekspertët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe ata të Pronës ta analizojnë këtë dokument rreth saktësisë dhe vërtetësisë e informatave që janë përfshirë në të.

Të marten, disa persona sulmuan me gurë makinat e një delegacioni të Republikës së Serbisë, i cili po përcillej nga eskorta policore.

/rg/shqiptarja.com/
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator