Cooper në Kosovë, Thaçi në Bullgari, Krasniqi në SHBA

Cooper në Kosovë, Thaçi në Bullgari, Krasniqi në SHBA
Akuzat e ndërsjella në trekëndëshin Prishtinë - Bruksel – Beograd rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë të jenë të pranishme, shkruan e përditshmja Zëri. Akuzat do të karakterizohen me fjalët “nuk keni bërë asgjë”, deri te fajet konkrete rreth mosimplementimit të shtatë marrëveshjeve të arritura deri në mars të këtij viti.

Të enjten i ashtuquajturi “lehtësues” i dialogut do qëndrojë në Prishtinë, mirëpo ka mundësi që atë do ta injorojë kryeministri i Kosovës, pasi ai nuk ka asgjë të re t’i thotë Cooperit, shkruan më tej Zëri.

“Nuk jam i sigurt, por kryeministri sipas të gjitha gjasave të enjten kur vjen Cooperi në Kosovë, do jetë për vizitë në Bullgari. Kështu që ai nuk do takohet fare me të. Mirëpo, edhe po të takohej, ai nuk do kishte asgjë të re t’i thoshte. Ne nuk duam vazhdim të dialogut derisa marrëveshjet nuk implementohen, e Serbia lobon fuqishëm kundër anëtarësimit të Kosovës nëpër organizata rajonale”, ka thënë një zyrtar i qeverisë Thaçi, shkruan “Zëri”.

Zyrtarë evropianë në Bruksel thonë se edhe nëse Thaçi nuk e takon “lehtësuesin” e dialogut, kjo nuk do të thotë diçka e madhe për ta, pasi jo gjithmonë kur Cooper ishte për vizitë në Kosovë, ai është takuar me kryeministrin e Kosovës. 

Me ftesë të kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borisov, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nis sot vizitën zyrtare në Sofje.
Kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me presidentin, kryeministrin, me nënkryetaren e Parlamentit, si dhe me zyrtarë të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Parlamentit të Bullgarisë. Gjatë qëndrimit në Bullgari, kryeministri Thaçi do të takojë edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Bullgarisë, me ç`rast do të prezantojë mundësitë që ofron Republika e Kosovës për investimet e investitorëve bullgarë. 
Nga ana tjetër, kryeparlamentari Jakup
Krasniqi po qëndron për vizitë disaditëshe në Uashington, ku do të takohet me ligjvënës amerikanë dhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit. 
Kryetari Krasniqi do të takojë nesër, njeriun e tretë të pushtetit amerikan, republikanin John Boehner, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres, që është takimi i parë dhe shumë i rëndësishëm i një udhëheqësi të Kosovës.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje