Çorbë me lulelakër dhe mish pule

Përbërësit:

  • 200 gr mish pule
  • 200 gr lulelakër
  • 1 karrotë
  • 2 lugë margarinë ose gjalpë
  • 2 lugë miell
  • Lëngu i 1 limoni
  • Majdanoz dhe selino
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Mishin e përvëlojmë në ujë të vluar, e kalojmë në ujë të ftohtë dhe e vendosim në një tenxhere me ujë të pastër te ziejë. Së bashku me mishin ziejmë karrotën dhe selinonë. Lulelakrën e shtojmë rreth 10 minuta para se mishi të përfundojë zierjen. Në një enë tjetër shkrijmë margarinën ose gjalpin dhe kaurdisim miellin derisa të marrë një ngjyrë të artë të lehtë. E përziejmë gradualisht me pak nga lëngu i çorbës, derisa të formohet masa e dëshiruar e trashësisë. E hedhim në tenxheren e çorbës, shtojmë majdanozin e grirë, lëngun e limonit dhe mishin e bërë në fije.