Çorbë me oriz, të brendshme dhe kumbulla
Përbërësit:
- 1 dorë kumbulla të thata
- 2 filxhanë kafeje oriz
- 1 lugë gjalpë
- Të brendshme bagëtie
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kumbullat e thata i presim në fije dhe i vendosim të regjen në ujë të vakët. Ndërkohë orizin pasi e kemi shpëlarë e vendosim të ziejë në zjarr të ngadaltë. Të brendshmet e bagëtive të imta i përvëlojmë dhe më pas i presim në kubikë të vegjël dhe i hedhim tek orizi. Shtojmë kumbullat e regjura dhe e lemë çorbën të gatuhet. Rregullojmë shijen dhe e servirim me gjalpë të tretur me pak piper.