Çorbë pule me qullë
Përbërësit:
- 1 pulë fshati
- 200 gr gjalpë
- 1 hudhër e plotë
- 3 lugë miell
- 1 tas arra të shtypura
- Kripë, piper
- Kos i kulluar
Përgatitja:

Pastrojmë pulën, e vendosim të ziejë dhe shtojmë kripën pasi të ketë marrë valë. Në një tenxhere tjetër skuqim miellin derisa të marrë ngjyrë. E shuajmë me lëngun e pulës duke patur kujdes që të mos formojë kokrriza. Shtojmë hudhrat, mishin dhe lëngun, arrat e thërrmuara dhe e ziejmë në zjarr të ngadaltë derisa masa të lidhet e të bëhet më kremoze. Mishi lyhet me kos të kulluar sipas dëshirës.
Komento
Komente

