Finalja e madhe e Botërorit të Klubeve do të jetë Corinthias-Celsi. Botërori nuk ka pasur asnjë surprizë në finale, pasi kanë rezultuar dy ekipet që priteshin. Ekipi i Benitez mposhti 1-3 ekipin meksikan Monterrey.
Ndeshja rezultoi shumë e lehtë për blutë, të cilët siguruan finalen pa shumë vështirësi. Mata zhbllokoi rezultatin dhe kaloi Celsin në avantazh 1-0. Më nisjen e fraksionit të dytë të ndeshjes Fernando Torres dyfishon rezultatin, 2 minuta më vonë, autogoli i Darvin Chavez thellon fitoren e Celsit.
Në minutën e fundit meksikanët shënojnë golin e nderit me Aldo De Nigris. Sakaq, Corinthias siguroi finalen pas fitores 1-0 ndaj kampionëve afrikanë të Al-Ahlit.
Finalja e madhe do të luhet të dielën më 16 dhjetor.
Corinthias ka fituar Botërorin e Klubeve në vitin 2000, ndërsa Celsi akoma nuk e ka fituar këtë trofe.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com