Ekipi i Corinthias është shpallur kampion Bote në Botërorin e Klubeve që është zhvilluar në Yokohama të Japonisë.

Gjatë pjesës së parë, Corinthias kishte disa raste për të shënuar, por nuk i shfrytëzoi ashtu sikur edhe Celsi në krahun tjetër.

Blutë e nisën mirë gjysmën e dytë duke u përpjekur të ndërtonin aksione dhe duke shfrytëzuar kundërsulmet, por brazilianët surprizuan duke kaluar në avantazh me Guerreron në minutën e 69'.

Portieri Ceh në pamundësi për të ndalur sferën nuk kishte mundësi tjetër përveç se ta nxirrte nga rrjeta.

Pas pësimit të golit Celsi reagon duke tentuar disa herë për të barazuar rezultatin, por latio-amerikanët e administruan mjaft mirë rezultatin.

Në fund londinezët mbetën edhe me një futbollist më pak, pasi Gary Cahill u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj Emerson.

Vendi i tretë në këtë garë i takon klubit meksikan Monterrey që me rezultat 2-0 mposhtën egjiptianët e Al Ahly.

(d.b/shqiptarja.com)