Mediat kroate i kanë thurur elozhe kombëtares për barazimin 1-1 ndaj Italisë, që lë në mister, dy emrat e kualifikuesve. Ndërkohë futbollisti Corluka kritikon italianët për dyshimet e shfaqura. Një ndjenjë e madhe krenarie dhe entuziazmi po dominon në shtypin dhe tifozët kroatë pas pikës së marrë ndaj Italisë. Goli i sulmuesit Mario Mandzukic, tani po shihet si vepër heroike dhe që mund të kualifikojë ballkanasit në fazën tjetër.
Ndërkohë, llogaritë mbi rezultatin që mund të projektojë kroatët në fazën tjetër kanë nisur. Një referim i portierit Gianluigi Buffon për një barazim të koordinuar mes Spanjës dhe Kroacisë, është hedhur poshtë nga futbollistët ballkanas.
"Më duket se janë të tjerë ata që kanë probleme me ndeshjet e trukuara dhe jo kroatët. Buffon duhet të shikojë se çfarë po zbulohet mbi të. Nuk duhet të hamendësojmë. Vetëm Italia nuk mund të kritikojë” tha mbrojtësi Vedan Corluka. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com