‘Një vaksinë që do të luftojë koronavirusin mund të jetë e gatshme brenda një viti’, - kështu është shprehur Agjensia Evropiane e Barnave, duke e quajtur atë një skenar "optimist".
Marco Cavaleri, menaxher i Ema për kërcënimet biologjike për shëndetin dhe strategjinë e vaksinave, shpjegoi se "nëse gjithçka ecën siç është planifikuar, vaksina mund të jetë gati për miratim brenda një viti për të nisur vaksinimin e gjithë popullisë në botë".
Një vaksinë tjetër eksperimentale e koronavirusit që sapo ka hyrë në fazën e provave njerëzore në Gjermani, mund të jetë e disponueshme në shumë miliona doza deri në fund të vitit 2020
Kompania e bioteknologjisë BioNTech, prodhuesi gjerman i vaksinës, është partnerizuar me gjigantin amerikan Pfizer për të shpërndarë një vaksinë të mundshme efektive, eksperimentalja e së cilës tani ka nisur të testohet në Gjermani te mbi 200 vullnetarë midis moshës 18 deri 55 vjeç
Ndërkohë kompania amerikane ‘Moderna’ ka nisur fazën e dytë të testimeve për vaksinën e Covid-19 e cila do të kryet te më shumë se 600 vullnetarë dhe është duke përfunduar protokollin për fillimin e fazës së tretë e cila mendohet se do të nis gjatë muajve të verës.
Vaksina, mRNA-1273, ishte vaksina e parë që filloi provat klinike në Shtetet e Bashkuara.
Më 16 mars kompania ‘Moderna Therapeutics’ kreu testin e parë te një grup prej 45 vullnetarësh në ambientet e institutit kërkimor Kaiser Permanente, në Seattle.
Komente








