“Tirana të ofron shumë mundësi ia vlen të përmendet shëtitja drejt malit të Dajtit ku ndodhen edhe bunkerët antibërthamor të ndërtuar nga regjimi komunist. Bunkerë të cilët sot janë shndërruar në një pikë turistike njohur me Bunk’Art. E lehtë ta lokalizosh, gjendet në lindje të Tiranës”, shkruan në një shkrim të sotëm 'Corriere Della Sera'.
Ky shkrim i bashkohet kështu artikullit të para pak ditëve nga CNN që teksa rekomandonte Shqipërinë si një ndër 17 vendet në Botë për t’u vizituar, veçonte si destinacion kryesor në këtë shtet, Bunk’Art muzeun historik të nëndheshëm, që ndodhet në Tiranë. Po i të njëjtës linjë ka qenë dhe ëebsiti “Lonely Planet” që shkroi një artikull të gjatë për hapjen e muzeut Bunk’Art2 në Tiranë, duke e cilësuar si një muze që hedh dritë mbi persekutimin politik të epokës komuniste shqiptare.
Corriere Della Sera: Revolucioni i Tiranës, luks, shoping e pallate të reja
Shpesh herë ndodh që qyteti t’u besohet vizionarëve, artistëve dhe të rinjve të cilët kanë udhëtuar dhe i kanë ardhur rreth e rrotull pothuajse gjysmës së botës. Të ardhur nga jashtë me një tjetër frymëzim ata përpiqen t’ i investojnë të gjitha idetë e tyre. Ndonjëherë ndodh që këto ide adoptohen ndërsa në raste të tjera duhet të bëjnë një hap mbrapa.
Pak punë sot, pak punë nesër, sigurisht dhe rezultati është i qartë, metropoli transformohet. Madje nuk njihet. Qyteti arrin të fshehë spekulimet dhe arrogancën e urbanizimit ekstrem.
Dhe nëse këto receta janë të suksesshme në një vend të caktuar atëherë shumë shpejt bëhen shembull edhe për qytete të tjera fqinje që cilat duan të bëjnë të njëjtën gjë. Ose të paktën ato provojnë.
Tirana sot është rezultat i 17 viteve modernitet. Sigurisht ky është një modernitet ‘alla albanese’ sic do të shpreheshin qytetarët në baret të cilat ndodhen në qendër të sheshit Skëndërbej dhe në hijen e minares së xhamisë së Et'hem Beut - dy vende të cilat një turist nuk mund të largohet pa i vizituar . Ky modernitet është përzierje e dëshirës urgjente për progres e në të njëjtën kohë dëshira për të mbajtur gjallë traditën. E gjithë kjo panoramë është një hap më pranë qyteteve europiane si Parisi, Londra, Berlini apo Milano.
Por në Tiranë, në qendër të saj pranë Muzeut Kombëtar, u godit statuja prej bronzi e diktatorit Enver Hoxha ndërsa më parë në këtë shesh italianët e Musolinit shprehnin ambiciet e tyre. Italianët në atë kohë në 1925 gjurmonin edhe arteriet kryesore të kryeqytetit. Këto arterie në vitet që pasuan u morën në dorë nga një tjetër Italian, arkitekti Stefano Boer i cili kishte për detyrë për ridizinjonte qytetin.
Sigurisht dizenjimi i Tiranës u realizua pa minuar një nga traditat kryesore të kombit, tolerance fetare, respekti reciprok, raporti vëllazëror mes kristianëve dhe muslimanëve. Një tolerancë e tillë duket mjaft mirë në bashkëjetesën mes kishave dhe xhamiave.
Mes Lindjes dhe Perëndimit
Qyteti shqiptar i cili numëron më shumë se 600 mijë banorë. Mes Lindjes dhe perëndimit Tirana nuk është qyteti tipik turistik i muzeve dhe aktiviteteve kulturore. Kryeqyteti shqiptar është një mobilim urban dhe human, një ndërthurje në fakt që nuk duhet humbur. Kafenetë janë të shumta të mbushura me të rinj dhe të moshuar, të cilët shijojnë pijet e tyre duke e marrë avash- avash, shkruan me humor Corriere della Sera, e cila shton se avash- avash në gjuhën italiane do të thotë, piano-piano, një fjalë e asimiluar nga gjuha turke duke kujtuar se Turqia ka sunduar vendin për gjysmë shekulli.
Në kryeqytetin shqiptar ka edhe shumë banera reklamash të cilat ofrojnë punë në shërbimin call center. Madje ekziston risku që duke udhëtuar në Bllok, vendi ku jetonte nomenklatura komuniste, do të takoheni me personin që përmes telefonit ju ka zgjidhur një problem në shtëpi ose ju ka bezdisur për një ofertë tarifore.
Udhëtimi në qendër të kryeqytetit shqiptar sot të sjell pranë kontrastin mes Lindjes së Mesme dhe ashpërsisë së Habsburgut.
Ndërsa është qyteti në kërkim të rrugës së tij, kryebashkiaku Erian Veliaj përuron cdo ditë e më shumë, shkolla të reja, parqe dhe qendra komunitare.
E sa i përket trafikut, ky i fundit të kujton trafikun e Bejrut , por qendrat kryesore më tërheqëse ndodhen shumë pranë Bulevardit Dëshmorët e Kombit të cilin më mirë ta përshkosh në këmbë. Duke ecur mes këtij bulevardi njihesh me disa ministri si dhe me godinën e Bashkisë. Në kët boulevard ke mundësinë të shohësh atë çka ka mbetur nga Piramida, ndërtesë e krijuar në homazh të diktatorit. Pak më tutje je përballë godinës së qeverisë e më pas ke mundësinë të shohësh edhe rezidencën e Kreut të Shtetit. Në fund të bulevardit ke mundësinë të shkëmbesh dy fjalë me studentët për të kuptuar më mirë edhe mendimet e tyre cilat janë perspektivat për të ardhmen e vendit.
Ushqim të mirë dhe verë shqiptare e cila dallohet prej shijes së fortë mund ta gjesh në cdo restorant apo bar të cilët ndodhen në qendër të Tiranës. Dy janë zonat më të njohura, ajo pranë ambasadës italaine dhe tjetra në Bllok. E nëse ndodhesh në këtë pikë atëherë nuk je larg nga Liqeni Artificial ku qytetarët pëlqejnë të ecin deri në mbrëmje. E pikërisht nga zona e Liqenit Artificial i konsideruar si mushkëria e qytetit ju mund të shihni qytetin dhe kthesën e tij historike.
Tirana të ofron shumë mundësi ia vlen të përmendet shëtitja drejt malit të Dajtit ku ndodhen edhe bunkerët anti bërthamor të ndërtuar nga regjimi komunist. Bunkerë të cilët sot janë shndërruar në një pikë turistike njohur me Bunk’Art. E lehtë ta lokalizosh, gjendet në lindje të Tiranës.
Nëse ke vendosur të udhëtosh në Shqipëri dhe të qëndrosh pak ditë, krahas Tiranës ia vlen të vizitosh edhe Krujën qytet në veri të vendit. Në Krujë mund të vizitosh Muzeun Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu, ke mundësi të vizitosh kështjellën ndërsa përballë të ofrohet një panoramë magjike.
Nuk ndalesh vetëm këtu, në jug-lindje të Tiranës mund të ndalesh në Durrës, pak metra më tutje mund të ndalosh në brigjet e Adriatikut në plazhin e Golemit, Malit të Robit.
Në fakt abuzimet me ndërtesa pas rënies së regjimit të japin një imazh aspak tërheqës por vlen për tu përmendur fakti se produktet e detit dhe të mishit që shërbehen në këto zona të dhurojnë një shije e cila nuk harrohet lehtë.