Çorvë gollake, tradita çame
Përbërësit:
Për brumin:
- 300 gr miell
- 1 vezë
- 1 lugë vaj
- Pak kripë
- Ujë
Për mbushjen:
- 1 qepë e vogël
- 200 gr mish viçi në kubikë
- Arrë moskat
- Kripë, piper
Për lëngun e çorvës:
- 2 kocka viçi
- 1 litër ujë
- 1 të bardhë veze
- Gjalpë të tretur
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Përgatisim brumin duke vendosur në një tas miellin e situr, kripën, vezën, vajin dhe ujë derisa brumi të bëhet i butë. E punojmë me dorë në një tepsi të madhe ose mbi tavolinë. Më pas, e mbulojmë me pecetë dhe përgatisim mbushjen. Në një tigan skuqim qepën me pak vaj ulliri, pas pak shtojmë mishin dhe e skuqim për pak minuta, shtojmë shumë pak ujë dhe kështu vazhdojmë duke shtuar pak ujë herë pas here pasi qepa duhet të tretet plotësisht ndërsa mishi të zbutet dhe të skuqet në të njëjtën kohë. Brumin e ndajmë në topa të vegjël, e hapim në peta pak më të trasha se byreku me petës e pak miell. E presim në katrorë të vegjël 3x3 cm, hedhim 1 kubik mish te secili, i palosim trekëndësh dhe më pas mbledhim anët duke krijuar si flutur. I skuqim në vaj të nxehtë, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe më pas i vëmë në një pjatë me letër kuzhine. I lëmë mënjanë.
Ndërkohë përgatisim lëngun e çorvës, vendosim të ziejnë 2 kocka viçi në zjarr të ulët me më shumë se 1 litër ujë. Pas 30 minutash hedhim 1 të bardhë veze që të kthjellojë lëngun, e kullojmë me një sitë me vrima të imëta dhe e lëmë si masë homogjene, shtojmë pak lëng nga supa, e përziejmë me pirun dhe më pas e hedhim gradualisht në tenxhere, duke e përzier me rrahësen e vezëve me dorë. E shërbejmë të nxehtë dhe mbi çdo pjatë hedhim pak gjalpë të skuqur, piper të zi ose arrë moskat.