COVID 19/ MEPJ: Shqiptarët që kalojnë afatin e qëndrimit në Zvicër nuk do të penalizohen

COVID 19/ MEPJ: Shqiptarët që kalojnë afatin e qëndrimit në Zvicër nuk do të penalizohen

Foto ilustruese

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Zvicër për shkak të situatës COVID-19 se nuk do të penalizohen.

Sipas autoriteteve zviceriane, derisa situata të kthehet në një gjendje normale, qytetarët që nuk mund të largohen nga Zona e Shengenit ose Zvicra për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, para skadimit të vizave të tyre ose lejeve të qëndrimit, ose skadimit të një qëndrimi 90-ditor dhe pa mënyra të tjera kthimi, lejohen të qëndrojnë në zonën Shengen.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim dhe me autoritetet zviceriane, rekomandon të gjithë shtetasit shqiptar që janë në këto kushte t’i raportojnë pranë zyrave të migrimit kantonal në Kantonin ku po qëndrojnë.


Lajmi kryesor:

Bllokimi i kufijve nga koronavirusi/ Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm për shqiptarët në Austri dhe Zvicër


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë