Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka urdhëruar të gjithë prokurorët, drejtuesit e prokurorive dhe oficerët e policisë gjyqësore në lidhje me masat e reja të marra për parandalimin e përhapjes së koronaviursit. Çela përveç masave të marra për të mbrojtur personat që ndodhen në burg nga Covid 19, gjithashtu me kërkesë të Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, prokurori i përgjithshëm kërkon që në zbatim të kushteve ligjore të shmangen masat me burg për personat që janë në pritje të dënimit apo edhe dënimeve në të ardhmen.
Olsian Çela shprehet se në vlerësim të gjendjes, problematikës dhe nevojave të marrjes së masave procedurale në lidhje me ushtrimin e ndjekjes penale në njësitë administrative që mbulon prokuroria që ai/ajo drejton, si dhe në zbatim të kompetencave të parashikuara në ligj vendosin marrjen e masave procedurale për bërjen kujdes sipas fazave të procedimit penal, siç mund të jenë:
1. Në fazën e hetimeve paraprake, vlerësimin e kërkesave për caktimin e masave të sigurimit personal, në zbatim të kushteve dhe kritereve ligjore që garantojnë sigurinë e nevojshme personale të personit të arrestuar në flagrancë apo ndaluar ose të personit nën hetim, dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit të ri.
2. Në fazën e diskutimeve përfundimtare në gjykimet e themelit vlerësimin, nëse plotësohen kushtet dhe kriteret ligjore për të kërkuar caktimin e dënimeve alternative të dënimit me burgim dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit të ri.
3. Në fazën e ekzekutimit të vendimeve penale të formës së prerë, vlerësimin, nëse plotësohen kushtet dhe kriteret ligjor për të kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit të ri; nëse plotësohen kushtet dhe kriteret ligjore për vuajtjen e dënimit të mbetur me qëndrim në shtëpi dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit të ri.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diskutime të forta te Ligjet, Bardhi: ‘Prokurori i Përgjithshëm injoroi Kuvendin, pse nuk vjen të mbrojë Buxhetin?!’ Bushka: Ka angazhime të tjera
8 Nëntor, 13:05
-
Prokuroria e Përgjithshme marrëveshje me Belgjikën, në fokus lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave
7 Nëntor, 16:34
-
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela takon homologen holandeze, prioritet goditja e aseteve kriminale
6 Nëntor, 19:57
-
Komisioni antikorrupsion/ SHBA, Britania dhe BE: S'ka kthim pas të reformës në Drejtësi! Gonzato: Zbatoni vendimet e Kushtetueses siç janë
26 Shtator, 11:28
-
Raportet vjetore 2023, Çela: Kam kërkuar përshpejtim të hetimeve për Mikrokreditë! Akuzat politike minojnë besimin
15 Korrik, 20:58
-
‘Paguheni kot si prokuror’ Bardhi përplaset me Çelën në Kuvend! Kryeprokurori: Përmbajuni kuadrit ligjor që trajton ky raport
15 Korrik, 11:53
-
Siguria e gazetarëve/ Prokurori Olsian Çela takon drejtuesen e Zyrës së KiE në Tiranë: Do trajnojmë oficerët e policisë gjyqësore për lirinë e shprehjes
11 Korrik, 18:26
-
Grupe të përbashkëta Shqipëri dhe përshpejtimin e ekzekutimit të letërporosive
14 Qershor, 09:50
-
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela takohet me ambasadorin Gonzato: Ngrihet shqetësimi i mungesës së infrastrukturës në disa Prokurori
31 Maj, 09:02
-
Prokurori i Përgjithshëm raporton në Komisionin e Ligjeve, Çela i shqetësuar: Dosjet stok problem shqetësues për prokurorët! Kërkon më shumë kompetenca
14 Maj, 17:46
-
'U përgjuan mbi 2600 telefona, zbuluan 6 raste të korrupsionit në zgjedhje, 44 u refeuan në SPAK' Prokurori i Përgjithshëm raporton para Komisionit të Ligjeve për vitin 2023
14 Maj, 10:48
-
Dumani kërkoi që prokurorët e SPAK të rikandidojnë, Manja: Jam në krahun e tyre, por Kushtetuta kërkon vullnet më të gjerë se mazhoranca
3 Maj, 10:34
Shum e drejt kjo qe ka then prokurori
Përgjigju