Covid/ Frikësohet nga mbyllja e njëanshme e kufijve, BE-ja vendos ‘Sistemin Semafor'

Teksa shifrat e rasteve të reja të identifikuar me Covid po rriten me shpejtësi, Europa e shqetësuar duket se po shkon drejt rimbylljes së kufijve.

Komisioni Europian ka frikë se të tjerët do të ndjekin shembullin e Hungarisë, e cila prej disa ditësh ka nisur të refuzojë hyrjen në vend të shtetasve të huaj, përfshirë edhe ata të Bashkimit Europian

Ylva Johansson, Komisioner për Punët e Brendshme të Komisionit Europian është shprehur se vendet e Bashkimit Europian kanë drita me ngjyra të ndryshme në semaforin e pandemisë dhe se situata e krijuar është shqetësuese.

Ajo tha se Komisioni ka propozuar vendosjen e kritereve të përbashkëta për çdo masë kufizimi të ri, i cili do të bazohet në përqindjen e pozitiveve dhe numrin e testeve të kryera. Me pak fjalë Unioni të ketë një qasje të koordinuar ndaj atyre që vijnë nga zona me rrezik të lartë infeksioni

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, duke dashur të parandalojë që kontinenti të shpërbëhet përsëri, si në fazën akute të pandemisë, është shprehur se asnjë qytetari europian nuk duhet të refuzohet hyrja në një vend tjetër të BE-së dhe se në vend të mbylljes së kufijve janë të mjaftueshme kryerja e testeve dhe karantinimi

Për Brukselin nuk duhet të ketë mbyllje të kufijve ndaj qytetarëve të atyre shteteve që kryejnë të paktën 250 teste për 100 mijë banorë dhe niveli i infeksioneve është më pak se 50 për çdo 100 mijë banorë gjatë një periudhe dyjavore.

Që prej fillimit të krizës Covid Komisioni Europian ka luftuar shumë për ta patur zërin e fortë mbi këtë çështje në një situate të brendshme europiane plot konflikte dhe kufizime. Lëvizja e lirë e njerëzve mbi të gjitha është një nga parimet kryesore të BE-së dhe ky do të jetë një test i vërtetë për Brukselin. Tani pyetja që shtrohet është - a do ta dëgjojnë Komisionin vendet anëtare?

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë