Covid, Gjermania financon 750 milionë euro për vaksinën e koronavirusit

Covid, Gjermania financon 750 milionë euro për vaksinën e koronavirusit

Qeveria gjermane ka rënë dakord mbi një program bujar financimi për zhvillimin dhe shpërndarjen e një vaksine kundër koronavirusit.

Ajo do të shpenzojë për këtë qëllim 750 milionë euro; gati gjysëm miliardë euro do të shkojnë për zgjerimin e kapaciteteve të eksperimentimit në vend dhe pjesa tjetër për zhvillimin e atyre prodhuese.

Njoftimi erdhi pas një takimi të kabinetit, të drejtuar nga kancelarja Angela Merkel.

“ Sapo vaksina të zbulohet dhe aprovohet, prodhimi duhet të jetë në gjendje të fillojë shpejt si në Gjermani ashtu edhe në mbarë botën”, tha ministrja e Kërkimit Anja Karliczek duke shtuar se zhvillimi i vaksinës është “çelësi” për t`iu rikthyer normalitetit.

Sipas Shoqatës kërimore Gjermane të Kompanive Farmaceutike, në mbarë botën po zhvillohen 121 programe të krijimit të një vaksine për pandeminë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt