Covid- Kryevirologu amerikan: Pa u vaksinuar nuk arrihet imuniteti i tufës

Covid- Kryevirologu amerikan: Pa u vaksinuar nuk arrihet imuniteti i tufës

Kryevirologu amerikan Anthony Fauci deklaroi se ‘Një vaksinë Covid-19 mund të mos arrij të japë imunitet e tufës në Shteteve të Bashkuara nëse një numër i madh njerëzish, siç edhe duket, refuzojnë të vaksinohen.”

Fauci tha se vaksina e pritshme anti Covid mund të jetë efektive  70-75%, por nëse kësaj shkalle jo të plotë të mbrojtjes i shtohet fakti se shumë amerikanë nuk kanë qëllim të vaksinohen, në SHBA do të jetë e vështirë të arrihen nivele të imunitetit të mjaftueshëm për t'u zbutur pandeminë.

Siç dihet, provat klinike të tre vaksinave që aktualisht po studiohen në vend me mbështetjen e qeverisë amerikane, do të fillojnë në tre muajt e ardhshëm.

 "Rezultati më i mirë që kemi arritur ndonjëherë ishte me vaksinën e fruthit, e cila është 97-98% efektive," - shpjegoi Fauci, i cili është drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.

Sipas një studimi të kryer nga CNN muajin e kaluar, një e treta e amerikanëve nuk kanë plan të vaksinohen, edhe pse vaksina do të jetë në dispozicion me kosto të ulët. Për këtë arsye, Fauci beson se "nuk ka gjasë" që një vaksinë efektive 70-75% e administruar vetëm në dy të tretat e popullatës do t'i japë vendit imunitet kundër infeksionit të koronavirusit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë