COVID/ Mbërrijnë 340 mijë doza Coronavac, Rama: Shkon në mbi 1 milion e gjysmë numri total i vaksinave! Manastirliu: Vijojmë me vaksinimin e hapur, ulim fashën e moshës

340 mijë doza të vaksinës Coronavac kundër koronavirusit kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në  Aeroportin "Nënë Tereza". Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë me një postim në Facebook se kjo është sasia më e madhe e vaksinave e mbërritur njëherësh në vendin tonë. Po ashtu, Rama shton se numri total i vaksinave të mbërritur anë vendin tonë, tashmë e kalon shifrën 1 milion e gjysmë.

"Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë të mbërritjes pak minuta më parë të 340,000 dozave të vaksinës Coronavac në Aeroportin “Nënë Tereza”, sasia më e madhe e mbërritur njëherësh, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se do të vijojnë edhe ditët e hapura të vaksinimit për qytetarët mbi 18 vjeç si dhe do të ulet edhe fasha e vaksinimit.

Doza të tjera vaksinash kundër koronaviorusit do të vijojnë të vijnë në vend, ndërsa më herët Manastirliu ka bërë me dije se gjatë muajve korrik-gusht do të mbërrijnë rreth 500 mijë doza të tjera. Një ditë më parë, Manastirliu tha se ky do të jetë një sezon, ku fokusi do të jetë tek vaksinimi dhe mbrojtja e jetës së çdo qytetari.

Numri total i personave të vaksinuar në vendin tonë ka shkuar në 843,439, ndërsa situata me pandeminë vijon të jetë e qëndrueshme. Një ditë më parë, në vend u regjistruan vetëm 8 raste të reja infeksioni, ndërsa prej javësh tashmë, fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:32
Mbërrijnë mbi 340 mijë vaksina, Manastirliu: Do vijojmë me ditë e hapura, ulim fashën e moshave për vaksinimet

Një lajm të mirë e konsideron Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mbërritjen e 340 mijë dozave të vaksinës Coronavac kundër koronavirusit. Me një postim në Facebook, Manastirliu bën me dije se do të vijojnë ditë e hapura të vaksinimit, ndërsa shton po ashtu se do të ulet edhe fasha e vaksinimit, për t'i dhënë mundësi më shumë qytetarëve të vaksinohen.

"Lajm i mirë! 340,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, sasia më e madhe e mbërritur njëherësh në Shqipëri, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani

Do të intensifikojmë vaksinimin anticovid, me ditët e hapura të vaksinimit masiv, vaksinimin derë më derë dhe uljen e fashës së vaksinimit, duke u dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve të vaksinohen dhe të mbrohen nga Covid19", shkruan Manastirliu.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?