Mbërrijnë mbi 18 mijë vaksina Pfizer, Manastirliu: Vaksinimi derë më derë, do intensifikojmë procesin në të gjitha grupmoshat

Ditën e sotme mbërrijnë në vendin tonë 18,720 doza te vaksinave Pfizer që do të shërbejnë për vijimin e vaksinimit masiv në të gjithë vendin. Gjithashtu në vend ka nisur dhe vaksinimi derë më derë ku njësitë e lëvizshme vaksinojnë qytetarët në shtëpitë e tyre. Ky vaksinim do të shtrihet me shtatë njësi lëvizëse në të gjithë territorin, duke rritur aksesin për qytetarët.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksimit me njësitë e lëvizshme në zonën e Shkozës, në periferi të Tiranës. Manastirliu tha se përgjatë periudhës së verës do të jemi derë më derë, për të vaksinuar qytetarët me njësitë e lëvizshme, edhe në ato zona ku aksesi ka qenë i pamundur deri tani.

“Përgjatë gjithë verës ne do të jemi derë më derë, duke vijuar fushatën tonë të vaksinimit edhe nëpërmjet njësive të lëvizshme. Po shkojnë në zonat e thella të vendit, duke mundësuar që të kemi një rritje të mbulesës vaksinale për grupmoshat e përcaktuara”, tha Manastirliu.

Duke bërë me dije se gjatë muajve korrik-gusht do të mbërrijnë rreth 500 mijë doza të tjera vaksinash, Manastirliu tha se sot pritet të vijnë mbi 18 mijë vaksina Pfizer.

“Ndërkohë që vijojmë dhe presim furnizimin e vazhdueshëm me vaksina, sot vijnë edhe 18,720 doza te vaksinave Pfizer, ndërkohë që përgjatë këtyre muajve, korrik-gusht do të kemi një furnizim të bollshëm në vaksina, rreth 500 mijë doza të vaksinave, të cilat do të mbërrijnë për të siguruar një qëndrueshëmri në programin tonë të vaksinimit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se do të intensifikohet procesi i vaksinimit, duke bërë me dije se ditët e hapura të vaksinimit do të vijojnë përgjatë korrikut dhe gushtit, për qytetarët mbi 18 vjeç. Nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer  1,022,802 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 434,926 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja