COVID në Britani, Specialistja dhe Ligjëruesja e Shëndetit Publik: 7 vaksina po studiohen, 3 prej tyre kanë dhënë rezultate pozitive (VIDEO)

Shtatë vaksina të ndryshme kundër koronavirusit po studiohen në Mbretërinë e Bashkuar, teksa tre prej tyre janë në fazë mjaft të avancuar. Ky lajm i mirë u dha për Report Tv nga Specialistja dhe Ligjëruesja e Shëndetit Publik, Prof.Dr Ardiana Gjini. Ajo tha se po matet shkalla e efikasitetit dhe vullnetarët janë në një numër të lartë. Deri tani sipas Gjinit, fatmirësisht vaksinat kanë rezultuar se nuk japin efekte negative.

“Shumë studime po avancohen për vaksinën kundër koronavirusit. Po ka 7 studime të 7 vaksinave të ndryshme. 3 prej tyre janë në faza shumë të avancuara. Tregojnë se nuk bëjnë dëm. Po matet dhe shkalla e efakisitetit të vaksinave. Ka një numër shumë të madh të vullnetare. Jo vetëm në Angli. Koronavirus në Mbretëri të bashkuar sikurse edhe në shumë vende të tjera është një problem shumë i madhe. Ne kemi më shumë se 430 mijë njerëz që jetojnë në shtëpi të pleqve dhe kemi mbi 1 milion njerëz që janë mbi 65 vjeç. Kemi mëse 2 milion e gjysmë njerëz që jetojnë me kancer. Pra kemi mjaft njerëz të shtresës vunerabël që janë më lehtësisht të prekshëm”, tha Specialistja dhe Ligjëruesja e Shëndetit Publik, Prof.Dr Ardiana Gjini.

Gjatë fjalës së saj, doktoresha u shpreh se pavarësisht masave shtrënguese që janë marrë, në Mbretërinë e Bashkuar numri i rasteve pozitive me koronavirus po rritet vazhdimisht. Mbi 25 mijë njerëz rezultojnë të infektuar çdo ditë.

“Ka disa javë që numri i rasteve pozitiv me koronavirus në Mbretëri të Bashkuar po rritet vazhdimisht. Brenda ditës testohen mbi 350 mijë njerëz. Për çdo ditë rreth 25 mijë njerëz kanë rezultuar pozitiv. Javën e fundit ka pasur pak ulje të pozitivëve, për arsye se u shtrënguan masat. 2 shtete të Mbretërisë së Bashkua në Skoci dhe Ëells bënë një bllokim të lëvizjeve, kurse Anglia filloi bllokimin e lëvizjes këtë javë. Janë mbyllur të gjitha shëtitoret. Punimi nga shtëpia për të gjithë ato punëtorë që munden. Hapat e tjerë se si menaxhohet kjo pandemi janë: Jemi shumë të fokusuar tek testimi i njerëzve, izolimi i  menjëhershëm it ë dyshuarve dhe familjarëve të tyre. Faza tjetër është puna shumë e thellë në ndryshimin e sjelljes së njerëzve për të jetuar jetë. Shumë studime për terapi”, shtoi Gjini.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja