COVID në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë në Report Tv: Presim të ndërtojmë një spital të veçantë me 500 shtretër! Nuk kemi mungesë mjekësh

Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovë duket se nuk ka shkaktuar probleme në sistemin shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë të Kosovës, Armend Zemaj tha në një intervistë në Report Tv se aktualisht janë angazhuar dhe spitalet rajonalë të cilët presin pacientët e infektuar.

Ai u shpreh se synimi i Kosovës është ndërtimi i një spitali të posaçëm për pacientët COVID me një kapacitet prej 500 shtretërish.

"Kemi 3 javë që kemi pasur rritje të rasteve pozitivë me koronavirus. Rritja e të infektuarve ka shkaktuar probleme në spitale. Edhe numri i vdekjeve ka sjellë probleme. 4-5 ditëve të fundit pas marrjes së masave të fundit kemi parë një stabilitet. Kemi një situatë nën kontroll. Jemi të kujdesshëm. Ndarja në zona kufizuese po na ndihmon dhe në monitorimin e respektimit të masave kufizuese. Ne përpos Qendrës Klinike në Kosovë kemi dhe 6 spitale rajonale dhe klinikat infektive dhe të pulmonogjisë. Kemi aktivizuar të gjithë potencialin dhe në aspektin rajonal. Jemi duke trajtuar dhe ndërtimin e një spitali të veçantë COVID me 500 shtretër, kemi dhe një pjesë rezervë që ne e quajmë mjekësia sportive me 120 shtretër. Aktualisht po menaxhojmë me këto kapacitete. Tendenca jonë është të kemi një objekt të veçantë" - tha Zemaj.

Zemaj deklaroi se këshillat apo vendimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë absolute dhe se respektohen nga qeveria. Përsa i përket masave të marra nga qeveria, Zemaj shprehet se ka komunikim të vazhdueshëm me Ogerta Manastirliun me të cilën shkëmbejnë informacione mbi situatën e koronavirusit në dy vende.

"Situatën që e kemi pasur në korrik dhe gusht, ishte dhe një kërkesë e imja që përveç këshillit që ne kemi, ne kemi Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike i cili është për menbaxhimin e situatës. Rekomandimet e tyre janë obligative që unë si ministër t'i ndërmarr. Ajo çka është me rëndësi është që ky institut ka dikastere të ndryshme dhe rekomandimet e tyre i marrim parasysh në të gjithë rastet. Unë kam komunikim me ministren tuaj. Ne ndajmë informacione, masat e marra në rang rajoni. Ne kemi ndarë vendin në zona rrezikshmërie. Shumë qytete janë vendosur në zona të kuqe. Jemi në dispozicion të dyja palëve. Komunikimi është përtej dyshtetëror dhe është më shumë vllazëror. Kur unë kam nevojë për ndihmë si dhe Ogerta Manastirliu shkëmbejmë informacione" - tha Zemaj.

Sipas Zemajt, Kosova nuk ka mungesë të stafeve mjekësore pasi janë plotësuar. Ndërkohë për testimet, ai thotë se Kosova kryen mbi 1500 çdo ditë.

"Ne kemi trefishuar kapacitetet testuese. Po flas në institucionet tona. Bëhen më shumë se 1500-2000 teste në ditë. Vonesa në përgjigje nuk ka. Sa i përket burimeve njerëzore, nuk ka mungesa. Në korrik u punësuan 200 profecionistë shëndetësorë. Në Republikën e Kosovës nuk ka asnjë mjek pa punë. Probleme kemi për stafin e infermierëve teksa po punojmë për të shtuar këto kapacitete. Pandemia ka marrë jetë të profesioneve të ndryshme dhe të gjithë ata janë të barabartë dhe unë i respektoj njësoj. Nga ana e opozitarëve ka qenë një agresion por nuk kemi pasur asnjë lloj zgjidhje nga ata. Vlerësoj si luftë politike por si ministër i shëndetësisë nuk jam marrë me tema politike por vetëm me menaxhimin e pandemisë" - u shpreh ministri.

Së fundmi, Ministri i Shëndetësisë ka dhe një apel për qytetarët shqiptarë në prag të festave kombëtare dhe ato të fundvitit. Ai u bën thirrje që të respektojnë masat dhe të festojnë pranë familjarëve të tyre.

"Ne kemi kërkuar qytetarëve mirëkuptim. U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë. Duam të përcjellim mesazhe urimi për festat që janë pranë por i bëjmë thirrje që të respektojnë masat dhe të festojnë pranë familjarëve të tyre." - tha Zemaj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë